Shtëpia e mahnitshme në vlerë të 1.2 milionë eurove, brenda depos së vitit 1920 (Foto)
Të gjithë ata që kalojë para kësaj depoje të vitit 1920 në Brisbane të Australisë, as që e kanë idenë për potencialin që ka brenda.
Por, pas fasadës gri, është një shtëpi e mahnitshme me katër dhoma gjumi dhe pesë banja, transmeton Telegrafi.
Kjo nënkupton se është më e shtrenjtë se që duket nga jashtë, pasi vlerësohet në 1.2 milionë euro.
E dizajnuar nga Yuri Dillon, depoja është transformuar me anë të drurit, xhamit dhe tullave speciale. Deri tani, është shfrytëzuar si punëtori ekspozuese për farkëtarë.
Arkitekturën e ka të ndarë në dy nivele, me dizajn plani të hapur, shumica e dyerve janë me dy kapakë, ndërsa tavanet janë shumë të larta. Nuk mungon oborri i mbyllur, si dhe pishina në brendësi.
Kuzhina është e nivelit të lartë, me shtresat e sipërme nga mermeri, hapësirë pune për kuzhinierin dhe pamje nga dhoma e ditës dhe hapësira e jashtme.
Në pjesën e sipërme janë dhomat e fjetje. Dhoma kryesore e ka një gardërobë gjigante ku hyhet brenda, banjë dhe një ballkon të mbyllur.
Luksi nuk mungon as një dhomat tjera, që kanë banja më të vogla, si dhe hapësira për qëndrim dhe punë.
Elemente tjera interesante, janë dyert elektrike që hapen vet, drita që ndizen në mënyrë automatike, tarraca në kulm, banjë me mermer, kondicioner ajri, sistem alarmi dhe garazh.
Pronarja e tanishme, Samantha Jones – jo ajo prej serialit Sex an the City – ka thënë se shtëpia është shumë komode dhe familjare, ndërsa dritaret e larta, bëjnë që të ajroset me shpejtësi.
“Është si një hapësirë e jashme, që është brenda, gjithçka është e mbyllur, Të japë ndjenjën e shtëpisë, ndërsa gjithçka është në skaj të modernes”, e ka shpjeguar Jones shtëpinë e saj.
Të gjithë pajtohen me mendimin e saj, që është mirë të jeton në një depo të adoptuar si shtëpi luksoze, vetëm se jo të gjithë i kanë nga 1.2 milionë euro për t’i shpenzuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë
Zebra iki nga kamioni, shkakton kaos në rrugët e Uashingtonit
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City