LAJMI I FUNDIT:

Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë dhe marrim vendime të pavarura

Merkel i përgjigjet Trumpit: Ne bëjmë politikë dhe marrim vendime të pavarura

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania bën “politikë të pavarur” dhe merr “vendime të pavarura”.

Merkel i bëri këto komente pak orë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikws, Donald Trump, tha se Berlini “kontrollohet tërësisht nga Rusia”.

“Unë vetë e kam përjetuar kohën kur një pjesë e Gjermanisë ka qenë e pushtuar nga Bashkimi Sovjetik”, tha Merkel, e cila është rritur në Gjermaninë Lindore komuniste.


“Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në Republikën Federale të Gjermanisë dhe mund të bëjmë politikë të pavarur dhe të marrim vendime të pavarura”, tha Merkel teksa arriti në Samitin e NATO-së në Bruksel.

Ajo po ashtu mbrojti kontributin e Gjermanisë në NATO, i cili është cilësuar si i pamjaftueshëm nga Trump.

“Gjermania bën shumë për NATO-në. Gjermania është ofruesi i dytë më i madh i trupave; pjesa më e madhe e kapaciteteve tona ushtarake i ofrohet NATO-së dhe po ashtu kemi një angazhim të fuqishëm në Afganistan. Një gjë e tillë mbron edhe interesat e Shteteve të Bashkuara”, tha Merkel.

Ajo do të takojë Trumpin pasditen e së mërkurës, konfirmoi Shtëpia e Bardhë. /REL /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Sistemi artilerik i rusëve hidhet në erë nga ukrainasit, e godasin me HIMARS-in amerikan – pamje nga droni

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Arsyet pse aq shumë hungarezë nuk duan të kenë fëmijë

Evropa
“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

“Trump i dërgoi fshehurazi Putinit makineritë e testimit për COVID-19” - gazetari amerikan zbulon detaje në librin e tij të ri

Botë
Kalo në kategori