LAJMI I FUNDIT:

23 vjet pas masakrës së Srebrenicës, vazhdon rivarrosja e viktimave

23 vjet pas masakrës së Srebrenicës, vazhdon rivarrosja e viktimave

Sot në Varrezën Përkujtimore në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës do të varrosen mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin u vranë të paktën 8,372 civilë boshnjakë dhe i cili konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Këta 35 viktima janë identifikuar nga masakra e 11 korrikut të 1995-së, që është bërë nga njësitë serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiq dhe të nxjerrë nga varre masive vite më vonë.

Mijëra persona nga brenda dhe jashtë vendit tanimë që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të vijnë në Potoçari.


Dështimet e Perëndimit për të penguar masakrat e Srebrenicës
Lexo po ashtu Dështimet e Perëndimit për të penguar masakrat e Srebrenicës

Këtë vit, më i riu nga 35 viktimat që do të varrosen është 16-vjeçari Vesib Ibriq, kurse më i vjetri 71-vjeçari Shahin Haliloviq. Po ashtu, sot do të varroset edhe Remzija Dudiq, e cila ishte shtatzënë në muajin e gjashtë kur u vra në pyll së bashku me bashkëshortin e saj.

Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm
Lexo po ashtu Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm

Më 11 korrik të vitit 1995 në Srebenicë të Bosnjës dhe Hercegovinës, forcat serbe kishin masakruar mbi 8 mijë gra, pleq dhe fëmijë. Lidhur me këtë krim Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Për masakrën e Srebrenicës u shqiptuan dënime me 699 vjet burgim, gjykimet ende vazhdojnë
Lexo po ashtu Për masakrën e Srebrenicës u shqiptuan dënime me 699 vjet burgim, gjykimet ende vazhdojnë

Ndërsa, ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, nga Tribunali ishte dënuar me 40 vite burg. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Kush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën

Amerika
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet

Botë
Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Senati konfirmon Pete Hegseth si Sekretarin e ri të Mbrojtjes, pavarësisht akuzave për sulme seksuale

Amerika
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori