LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm

Vendimi i Tribunalit të Hagës: Ratko Mladiq dënohet me burg të përjetshëm

(E plotësuar) Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq.

Mlladiq mbahet përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.


Vendimi për Mlladiqin do të jetë gjykimi i fundit nga Tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiq, është akuzuar për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime.

Mlladiq i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

Mlladiqi përjashtohet nga seanca (Video)

Ratko Mlladiq është përjashtuar nga seanca në të cilën po lexohet verdikti i Tribunalit ndaj tij për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje.

Siç raportojnë mediat, ai u përjashtua për shkak të sjelljeve që pengonin rrjedhjen normale të procesit gjyqësor.

Më parë mbrojtja e Mlladiqit kishte kërkuar ndërprerjen e procesit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërpritet seanca për Mlladiqin, ai shkon në tualet

Ratko Mlladiq, të cilit sot do t’i jepet dënimi në Tribunalin e Hagës për krimet e kryera ndaj myslimanëve të Bosnjës, me të hyrë në gjykatore ka filluar të kryqohet.

Përveç kësaj, krimineli serb dhe komandanti i luftës së Ushtrisë së Republikës Serbe, i cili përveç tjerash, ngarkohet edhe me gjenocid të luftës, në gjykatoren e Tribunalit të Hagës ka hyrë i buzëqeshur.

Ai po ashtu i ka përshëndetur edhe gjykatësit, avokatët dhe të pranishmit tjerë.

Më të nisur leximi i aktvendimit, Mlladiq e ka ndërprerë gjyqtarin Ori, duke kërkuar të shkojë në tualet.

Gjyqtari e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka dhënë pauzë pesëminuteshe, por e cila ka zgjatur më shumë se 15 minuta. Duke se kjo është e inskenuar nga Mlladiq.

GJNPJ lexon aktgjykimin për Ratko Mladiçin

Në sallën gjyqësore të Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi ka filluar leximi i aktgjykimit për komandantin ushtarak të Ushtrisë së Armatës së Republikës Sërpska, Ratko Mladiç.

Mladiç u paraqit në sallën gjyqësore dhe është duke marrë pjesë në shqiptimin e aktgjykimit, ndonëse mbrojtja e tij ditëve të kaluara kërkoi që termini i shqiptimit të aktgjykimit të anulohet, duke justifikuar me “gjendjen e brishtë shëndetësore” të të akuzuarit.

Aktakuza e prokurorisë së Hagës kundër Ratko Mladiçit përbëhet nga 11 pika.

Ratko Mladiç akuzohet për gjenocid në Srebrenicë të kryer në vitin 1995, për persekutim të boshnjakëve dhe kroatëve në rajonin e mbarë Bosnjë e Hercegovinës të cilët në gjashtë komuna, Foça, Prijedor, Sanski Most, Vlasenici dhe Kotor – Varosh morën përmasat e gjenocidit.

Mladiç akuzohet edhe për krime kundër njerëzimit duke shkelur ligjet dhe zakonet e luftës.

Aktakuza kundër ish-komandantit të Shtabit kryesor të Ushtrisë së RS-së përfshinë edhe zbatimin e fushatës së snajperëve dhe granatimin e civilëve në Sarajevë nga maji i vitit 1992 deri në nëntor të vitit 1995, me ç’rast janë vrarë së paku 10 mijë civilë mes të cilëve 1.601 fëmijë.

Aktakuza e Mladiçit e cila është ngritur në vitin 1995, ngarkohet edhe për marrjen e pjesëtarëve të Kombeve të Bashkuara si pengje gjatë sulmeve ajrore të NATO-s mbi pozicionet e URS-së në maj dhe qershor të vitit 1995.

Prokurorët Peter McCloskey, Alan Tieger dhe Dermon Groome kërkuan që Gjykata t’i shqiptojë Mladiçit dënim maksimal që mund të japë kjo gjykatë, me burg të përjetshëm,

Nga ana tjetër, mbrojtja e Mladiçit gjatë tërë kohës ka mohuar të gjitha pikat e aktakuzës dhe kërkoi lirimin e të akuzuarit.

Mladiç duke përdorur identitet të rrejshëm ishte fshehur 16 vite, ndërsa u arrestua në Serbi më 26 maj të vitit 2011 pas çka u ekstradua në Tribunalin e Hagës.

Gjykimi i tij zgjati pesë vite.

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori