LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit kërkon që të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e Sazdovskit

Komiteti i Helsinkit kërkon që të dënohen fajtorët që shkaktuan vdekjen e Sazdovskit

Ky rast është një konfirmim se krimet nga urrejtja janë serioze dhe se pasojat e tyre mund të jenë fatale, thonë nga Komiteti i Helsinkit për rastin me djalin e ri Nikolla Sazdovski, i cili kishte marrë lëndime pasi që ishte rrahur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ne shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për humbjen e parakohshme të jetës dhe një herë bëjmë thirrje për qetësi në mesin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht anëtarët e tifozëve, për shkak se asnjë incident nuk do të kthente djalin e ri mbrapa, ndërsa vetëm mund të çojë në viktima të mëtejshme dhe shkelje të paqes dhe sigurisë së qytetarëve të tjerë. Institucionet nga ana tjetër, duhet me vëmendje më të madhe, efikasitet dhe ndërgjegje ti qasen për këtë rast, për të siguruar të gjitha provat dhe në përputhje me këto të kualifikohet dhe të kryhet procedura kundër shkelësve, të cilat sipas ligjit do të dërgohen në gjyq dhe do të dënohen në përputhje me rrethanat. Komiteti i Helsinkit ka regjistruar këtë rast si një rast të krimit të urrejtjes dhe do të ndjekë më tej me kujdesin e duhur, veçanërisht në atë se si do ta kualifikojnë institucionet kompetente këtë rast, si dhe nëse do të veprohet në afatet dhe natyrisht për të monitoruar çështjen gjyqësore pas fillimit të saj”, thonë nga Komiteti i Helsinkit.

Shkup, ndërron jetë 21-vjeçari që para 10 ditëve u sulmua në Autokomandë
Lexo po ashtu Shkup, ndërron jetë 21-vjeçari që para 10 ditëve u sulmua në Autokomandë

Ata u bëjnë thirrje partive politike, qeverisëse dhe opozitës që ta njohin këtë rast si një rast serioz të krimit të urrejtjes, ta dënojnë atë, të ftojnë qytetarët të qetësohen dhe më e rëndësishmja, të mos e përdorin këtë rast për pikat e përditshme politike dhe për nxitjen ndaj intolerancës midis dy bashkësive etnike (maqedonase dhe shqiptare) dhe sigurisht që mos të pengojnë ose ndikojnë në ndonjë nga institucionet në kryerjen punën e tyre. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori