Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sonte se në bisedën telefonike, që kishte sot, me kancelaren gjermane Angela Merkel, kishte rastin t’ia shpjegojë pozicionin serb lidhur me çështjen e Kosovës. Vuçiq, gjithashtu ka treguar se sot është takuar sot në Ankara edhe me Hashim Thaçin.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka shprehur kënaqësinë që në Beograd, në një bisedë me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Pete Marocco, ka parë se administrata amerikane dëshiron ta dëgjojë edhe Serbinë.
“Sot në mëngjes kisha një bisedë telefonike me kancelaren Merkel. E kuptova cilat janë kërkesat dhe pyetjet e kancelares Merkel, dhe mua më duket se kam pasur mundësi për të shpjeguar se cili është pozicioni serb lidhur me çështjen e Kosovës, si dhe për disa çështje të tjera shumë të rëndësishme”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu tha se e falënderoi kancelaren Merkel për numrin gjithnjë e më të madh të investitorëve gjermanë, që po vijnë në Serbi.
Lidhur me bisedimet e sotme në Beograd me zyrtarin e lartë amerikan Marocco, tha se u është mirënjohës amerikanëve, “që duket se për herë të parë, nga vendosja e administratës së Trumpit, dëshirojnë të na dëgjojnë”.
“Nuk them se ata janë aleatët tanë në çështjen e Kosovës, nuk them se është e lehtë, për shkak se ata kanë pikëpamje ndryshe. Por duam të na dëgjojmë”, tha ai.
Vuçiq i cili arriti sot në Ankara në ceremoninë e përurimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan, tha se nuk e di nëse në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të arrihet zgjidhje, por theksoi se është i sigurt se ai do të luftojë për një zgjidhje dhe do të përpiqet të bëjë më të mirën, dhe se përsëri e presin bisedime të vështira në Bruksel.
Vuçiq njoftoi se në Ankara kishte një takim të shkurtër me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.
“Biseduam shumë shkurt, pasi me të flas më së shumti dhe na presim përsëri bisedime të rënda në Bruksel” tha ai.
I pyetur nëse një raund i ri i dialogut do të mbahet më 25 korrik, Vuçiq u përgjigj se mendonte që do të mbahej më herët.
“Kam menduar se do të ishte më herët, por mos më mbani për fjale”, tha ai.
Vuçiq u pyet se sa raunde bisedimesh duhet të zhvillohen që të arrihet një zgjidhje, tha se nuk e di nëse fare do të arrihet ndonjë zgjidhje.
“Shumë herë kam thënë se nuk jam i sigurt në këtë. Ajo për çfarë unë jam i sigurt është se ne do të luftojmë për një zgjidhje, se do të përpiqemi të bëjmë çdo gjë që është më e mira”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës