Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë po hyhet në një fazë në të cilën mund të arrihet marrëveshja për zgjidhjen përfundimtare të statusit të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se ajo do ta arrihet. Drecun ka akuzuar palën kosovare se po zvarrit procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe.
Drecun tha se “është e qartë se proceset po përshpejtojnë, por pyetja është nëse po hyjmë në fazën përfundimtare të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës”.
“Është e qartë se po hyjmë në fazën kur mund të arrihet një marrëveshje, por kjo nuk do të thotë se do të arrihet kjo. Ekziston një presion i jashtëzakonshëm dhe pritshmëri, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, por kur i pyesni se si duhet të duket ajo marrëveshje, ata nuk dinë të thonë”, shpjegon Drecun.
Drecun i ka thënë Radio Televizionit të Serbisë se deklarimi i qytetarëve në një referendum eventual apo zgjedhje, rreth çështjes së Kosovës mund të pritet pasi të bëhet e qartë se mund të arrihet një formë e përcaktuar e marrëveshjes, e cila do të ndryshojë rregullimin e brendshëm të Serbisë, përcjell Telegrafi.
“Nëse do të ishte e sigurt se do të arrihej një zgjidhje të tillë, para se dikush ta pranojë këtë zgjidhje dhe të vënë firmën, atëherë duhet të organizohet deklarimi i qytetarëve. Asnjë qeveri nuk do të mund të zbatonte marrëveshje të arritur, pa mbështetjen e qytetarëve”, ka thënë Drecun.
Ai ka shtuar se ai nuk e kupton disa opozitarë në Serbi që kritikojnë mundësinë e një referendumi për çështjen e Kosovës, duke potencuar se këto janë përpjekje për destabilizim.
Drecun përsëriti se është e papranueshme për Beogradin, formimi i çfarëdo ushtrie, apo Force të Armatosur të Kosovës.
“Për shumë arsye, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB, formimi i ushtrisë së Kosovës nuk është një faktor stabiliteti dhe rritje së sigurisë së popullit serb, por një rrezikim shtesë për sigurinë dhe ne nuk do të marrin pjesë në të”, tha ai.
Drecun ka akuzuar palën kosovare se po zvarrit procesin e formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, duke thënë se më 4 gusht, ekipi serb do të prezantojë Draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe (ASK).
“Ekipi serb do të përfundojë punën dhe do të përgatisë Statutin e ASK, por kur bëhet fjalë për Prishtinën, gjërat janë të ndryshme”, tha Drecun.
“Paralajmërimi i tyre se janë duke pritur zgjidhjen përfundimtare, që është pavarësia e Kosovës, tregon se ata duan të tejkalojnë formimin e ASK-së. Ata insistojnë në njohjen tonë dhe trajtimin e tyre si shtet i pavarur, por kjo nuk do të ndodhë qoftë edhe me çmimin që të mos na pranojmë në BE”, theksoi Drecun.
Ai vlerëson se mungesa e reagimit dhe kritika e butë nga Brukselit ndaj sjelljeve të tilla të Prishtinës nuk ka dhënë rezultate.
“Brukseli reagon si një tigër pa dhëmbë. Prishtina i pranon këto kritika dhe nuk reagon. Ne jemi ngopur me reagime të tilla nga Brukseli, nevojitet veprim. Nga Prishtina vazhdimisht paralajmërojnë se janë të gatshëm të bisedojnë për zgjidhjen përfundimtare, por duket se ata janë më të fokusuar në formimin e Forcave të Armatosura”, thotë Drecun. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos