Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati, njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se pas përfundimit të demarkacionit me Malin e Zi, është e domosdoshme që herët apo vonë të kryhet edhe shënjimi i vijës kufitare me Serbinë, shtet ky i cili vazhdimisht ka shfaqur pretendime territoriale ndaj Kosovës.
Kur këtij procesi t’i vijë radha, Kastrati kërkon që të mos përsëritet situata e demarkacionit me Malin e Zi, e cila mbajti të bllokuara institucionet dhe çështjen e liberalizimit të vizave, me pretendimin se Kosova humb tokë.
Kastrati ka thënë për Ekonomia Online se para se të nënshkruhet marrëveshja për caktimin e kufirit me Serbinë, duhet të ketë debat gjithëpërfshirës mes pozitës dhe opozitës, në mënyrë që të ketë pajtueshmëri të plotë rreth kësaj çështjeje.
“Kisha dashur që të mos jetë sikur rasti me Malin e Zi, para se të nënshkruhet një marrëveshje përfundimtare për caktimin e kufirit të ketë debat publik, të ketë përfaqësim të të gjitha partive politike, pozitë e opozitë. Të jetë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të debatohet”, ka thënë Kastrati për EO.
Kastrati është i bindur se Kosova ka liderë shtetërorë të ndërgjegjshëm, të cilët, sipas tij, nuk do të gabojnë për t’i dhënë territor Serbisë.
“Me Serbinë, jam shumë i bindur se kemi liderë të ndërgjegjshëm, që kanë sakrifikuar në të kaluarën dhe e dinë çka është liria dhe mundi për të pasur shtet, kemi ekspertë të mjaftueshëm dhe nuk besojë se dikush do të gabojë dhe do t’i jap Serbisë territor. Absolutisht, kjo është e papranueshme”, ka shtuar ai.
Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë aktualë, derisa i ka bërë thirrje Serbisë që ta heq nga koka ëndrrën se mund të marrë territor asaj.
“Kosova është shtet sovran i pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e vet dhe absolutisht Serbia le ta heq atë ëndërr prej kokës që do ta marrë edhe një metër tokë të territorit të Kosovës. Kjo liri dhe ky shtet është fituar me gjak e mund, jo vetëm të luftës së fundit, por me gjenerata kanë luftuar për lirinë tonë, dhe ajo ëndërr e Serbisë do të jetë e parealizueshme”, është shprehur Kastrati.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se në fazën e re të dialogut me Serbinë do të diskutohet edhe për demarkacionin e kufirit mes të dyja shteteve.
Sipas tij, shtetet nuk kanë pasur kurrë kufi shtetëror, prandaj edhe do të jetë e vështirë që të arrihet konsensus me Serbinë. Për këtë çështje, Thaçi ka kërkuar edhe përfshirjen dhe mbështetjen e NATO-s.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë