LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ushtrimi fushor “Kampi veror 2018” në Maqedoni

Përfundon ushtrimi fushor “Kampi veror 2018” në Maqedoni

Në poligonin stërvitor ushtarak në Krivollak të Republikës së Maqedonisë, sot kadetët e shteteve pjesëmarrëse me sukses përfunduan operacionet përfundimtare në kuadër të ushtrimit 12 ditor “Kampi veror 2018’’, ku edhe kadetët e FSK-së, demonstruan me sukses aftësitë e tyre profesionale, si dhe nivelin e gatishmërisë.

FSK thotë se në këtë ushtrim fushor ishin kadetë të 11 shteteve si SHBA-ja, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Austria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Rumania, Norvegjia dhe Kosova.


Ushtrimin fushor të kadetëve “Kampi veror 2018’’, e përcollën nga afër edhe gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, shef i Departamentit për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), kolonel Mehmet Lladrovci zëvendës komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), kapiten  Adem Preteni zëvendës komandant i Qendrës për Studime Universitare të FSK-së (QSU),etj.

Me këtë rast, gjeneral Nazmi Brahimaj, në emër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka përgëzuar të gjithë kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në ushtrim për motivimin, disiplinën, profesionalizmin dhe ndërveprimin me kadetët në ambient ndërkombëtarë me të cilin këta kadetët do të stërviten dhe trajnohen edhe në të ardhmen.

“Në ditën e fundit të ushtrimit fushor, kadetët e të gjitha vendeve pjesëmarrëse, gjatë demonstrimit, përbënin një batalion shumëkombësh që ishin të ngarkuar me detyra të operimit dhe realizimit të tyre në terren. Ushtarët dhe eprorët pjesëmarrës treguan një nivel të lartë të angazhimit, veprimit dhe koordinimit në mes tyre, duke vepruar si njësi unike në realizimin e detyrave të përcaktuara nga skenari i ushtrimit. Ushtrimi fushor  “Kampi veror 2018” ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nga Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake e Maqedonisë, në të cilin për çdo vit po marrin pjesë kadetët e vende të ndryshme të rajonit e më gjerë, të menaxhuar nga instruktorë të NATO-s dhe të Partneritetit për Paqe”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Kadetët e FSK-së, pjesëmarrës në “Kampin veror 2018”, edhe këtë vit u dalluan me paraqitjen e tyre të shkëlqyeshme si në operacionet individuale dhe ato kolektive. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori