LAJMI I FUNDIT:

Femrat janë të prira për grindje në punë, mirëpo janë shefe të mira?

Femrat janë të prira për grindje në punë, mirëpo janë shefe të mira?
62021404 - front view of two angry businesswomen looking each other with hate working with laptops at office

Femrat janë të prira që në punë të grinden me femrat e tjera sesa me kolegun, tregojnë rezultatet e hulumtimit.

Meshkujt dhe femrat njësoj janë të prirë ndaj marrëdhënieve problematike me kolegët, mirëpo femrat janë ato të cilat më parë do të grinden me një femër tjetër, transmeton Telegrafi.

Nga ana tjetër, femrat të cilat kanë pasur mike më lehtë i kanë zgjidhur problemet dhe nuk janë grindur, ka zbuluar studimi i publikuar në revistën “Organization Science”.


Jennier Merluzi, profesoreshë e Universitetit të Uashingtonit, ka studiuar 145 të punësuar në pozitat më të larta në menaxhment në dy kompani të mëdha.

Përgjigjet kanë implikuar që femrat kanë qenë ato të cilat kanë pasur më shumë probleme ndërmjet vete për dallim nga kolegët meshkuj.

Ajo thekson që njohja e marrëdhënieve reciproke të shefave të punësuar mund të ndihmojë në parandalimin e grindjeve potenciale dhe problemet në vendin e punës.

Pra, krejt në kundërshtim me këtë hulumtim, studimi i veçuar i publikuar në revistën “Informs” ka zbuluar që femrat të cilat theksojnë dekoltenë e tyre janë shefe shumë më të mira sepse duken më të fuqishme.

A pajtoheni edhe ju me këto rezultate. /Telegrafi/