Huatë që nuk kthehen në afat në sistemin bankar kanë shënuar rënie në maj, pas një rritjeje të lehtë muajin e mëparshëm.
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë treguesi i kredive me probleme arriti në 13.31% të totalit të huasë në sistemin bankar, nga 13.46% që kishte arritur muajin e mëparshëm.
Megjithatë, në krahasim me fundin e vitit të kaluar, ky tregues ka shënuar një rritje të lehtë. Huatë me probleme zbritën në 13.23% të totalit në dhjetor, niveli më i ulët në gati 7 vite.
Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë konferencës së djeshme për shtyp tha se “Banka e Shqipërisë gjykon se bilancet e bankave janë drejt shëndoshjes, sikundër ilustrohet nga rënia në 13.3% e raportit të kredisë me probleme në muajin maj. Po ashtu, rreziku i kredisë në vend vijon të shkojë drejt reduktimit, si pasojë e përmirësimit ciklik të ekonomisë dhe e masave të marra për zgjidhjen e kredive me probleme. Në këto rrethana, sektori bankar duhet të jetë më proaktiv dhe i vëmendshëm në plotësimin e nevojave afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë për financim”.
Në vlerë absolute, huaja që nuk kthehet të paktën prej tre muajsh në banka ishte 71.8 miliardë lekë, ose rreth 560 milionë euro. Në krahasim me muajin e mëparshëm, kemi një rënie të tyre në vlerë absolute, me 1.7 miliardë lekë, ose 2.3%.
Ngadalësimi i kreditimit ka ndikuar në mosrënien e dukshme të treguesit në përqindje, ndonëse në vlerë absolute ai është në rënie. Sipas statistikave të Bankës, në fund të majit stoku i huasë në total për ekonominë ishte 539.5 miliardë lekë, duke u tkurrur me 6.5 miliardë lekë, ose 1.2% në krahasim me muajin e mëparshëm.
Në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2014, kur huatë me probleme arritën në rreth 25% të totalit, niveli i tyre ka rënë dukshëm dy vitet e fundit. Fshirja e huave që kanë më shumë se tre vjet që nuk kthehen nga bilancet e bankare, ristrukturimi i huave (zgjatja e afatit, falja e një pjese të borxhit me kusht kthimin e pjesës tjetër etj) dhe kujdesi i shtuar i bankave për kredidhënien e re vlerësohet se kanë ndikuar në përmirësimin e këtij treguesi. /RevistaMonitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025