LAJMI I FUNDIT:

Flamuri amerikan ngritet në nderim të pavarësisë së SHBA-së

Flamuri amerikan ngritet në nderim të pavarësisë së SHBA-së

Shoqata “Miqtë e Amerikës” bashkë me Gardën Ceremoniale të FSK-së e kanë ngritur flamurin amerikan në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë me rastin e 242- vjetorit të pavarësisë së Amerikës.

Dita kombëtare e shtetit amerikan në mënyrë simbolike po festohej edhe nga dy fëmijë të cilët kishin veshur bluza me stemën e flamurit të SHBA-së.

Kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, u shpreh se qëllimi i këtij organizimi është dërgimi i mesazhit falënderues për shtetin amerikan, pa kontributin e të cilit Kosova nuk do të gëzonte lirinë dhe pavarësinë.


“Ne u jemi falënderues veprimet tona janë edhe është në atë drejtim që me dërgua qytetarit të thjesht amerikan edhe institucioneve normalisht që derisa jeni duke festuar ju, një popull në Kosovë po e feston festën e juaj ashtu siç e festojmë festën tonë, normalisht ne i respektojmë vlerat tona, festën tonë mirëpo njëkohësisht e festojmë edhe festën e Amerikës, aleatit tonë strategjik”, tha ai.

Hajrush Kurtaj, drejtor i Departamentit për bashkëpunim civil dhe ushtarak në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke uruar popullin amerikan në këtë ditë të pavarësisë së saj, tha se SHBA ka bërë shumë për Kosovën dhe shtet ndërtimin e saj.

“Amerika ka bërë shumë për popullin e Kosovës, për Kosovën si para lufte edhe në luftë por edhe tani rreth  shtet ndërtimit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol të veçantë dhe jashtëzakonisht të mirë në shtet ndërtimin e Kosovës. Edhe njëherë urime gjithë popullit amerikan ditën e pavarësisë së Amerikës”, tha Kurtaj.

Ndërsa, ushtari amerikan nga Ajova, James Grimaldi duke falënderuar për organizimin e kësaj ceremonie në nder të 242-vjetorit të pavarësisë së Amerikës, u shpreh se Kosova ka shumë për të kaluar, por që do e ketë mbështetjen e shtetit amerikan.

“Amerika e shpalli pavarësinë e saj shumë kohë më parë dhe ardhja ime në një vend , i cili shpalli pavarësinë e tij kohët e fundit do të thotë shumë për mua dhe e gjallëron frymën dhe besimin tim për të ardhmen. Kemi kaluar nëpër shumë beteja, Kosova ka shumë më tepër për të kaluar, por unë jam i emocionuar për të ardhmen tuaj dhe Amerika dhe shteti im, shteti i Iowa-s do t’iu ndihmojnë juve si miq në çdo hap të rrugës”, tha Grimaldi.

Në shenjë falënderimit ndaj shtetit amerikan për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësisë së Kosovës, kori “Nexhmie Pagarusha” interpretoi disa pika muzikore.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori