LAJMI I FUNDIT:

Policia Financiare përfundon hetimet për “Shkupi 2014”, ngrit padi ndaj tre personave (Video)

Policia Financiare përfundon hetimet për “Shkupi 2014”, ngrit padi ndaj tre personave (Video)

Policia Financiare sot ka mbajtur konferencë për shtyp, në të cilën ka treguar detaje për hetimet që ka realizuar për projektin “Shkupi 2014”.

Nga Policia Financiare thanë se kanë pasur hetime të suksesshme dhe njoftuan se kanë ngritur padi penale kundër Vlladimir Todoroviq (ish-kryetar i Komunës Qendër) nën dyshimet se kanë kryer keqpërdorime në ndërtimin e “Urës së Syrit”, e cila ka qenë pjesë e projektit “Shkupi 2014”, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kemi realizuar hetime të suksesshme për projektin “Shkupi 2014”. Hetimet kanë përfunduar për “Ura e Syrit”, ndërsa janë dorëzuar edhe padi penale. Policia Financiare ka ngritur padi penale ndaj V.T ish-kryetar i Komunës Qendër, M.D ish-sekretar në Komunën Qendër dhe D.R i punësuar në sektorin për punë ndërtimore në Komunën Qendër, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thanë në konferencë për shtyp nga Policia Financiare.


Arafat Muaremi nga Policia Financare tha se paditë penale janë dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Shkupit dhe do të kërkohet që dëmi i shkaktuar të kthehet.

“Ne si institucion e udhëheqim procedurën parahetimore, ndërsa të gjitha lëndët dorëzohen në PTHP dhe më pas ata kanë përgjegjësi që lëndën ta çojnë deri në gjyq”, tha ai.

Ndërsa sa i përket keqpërdorimeve nga institucioneve tjera, ai shtoi se nëse kanë dyshime do të kryejnë hetime për çdo institucion./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori