Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) i ka ndarë mirënjohje kompanisë “Royal Dutch Shell”, për kontribut në zhvillimin ekonomik, përmirësim të imazhit dhe promovimin e Kosovës përballë investitorëve të huaj.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se po e nderojnë një kompani që ka ndikuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Për zhvillimin ekonomik, përmirësimin e imazhit po i ndajmë këtë mirënjohje Shellit. Dua të besoj që prania e Shellit në Kosovë është një mesazh për të gjitha brendet evropiane që t’ia mësyjnë Kosovës”, tha ai.
Wim Riegman, përfaqësuesi nga Shell, tha se nga bashkëpunimi me Al Petrolin po i japin qytetarëve të Kosovës derivate cilësore. Ai falënderoi Odën Ekonomike të Kosovës për mirënjohjen që i ka ndarë.
“Nga ana e Shellit dua të them se jemi shume të nderuar që jemi në Kosovë. Tani mund të shesim derivate shumë kualitative edhe qytetarëve fë Kosovës”, tha Riegman.
Pronari i Al Petrol, Latif Kryeziu, tha se me ardhjen e Shellit në Kosovë kanë përmirësuar imazhin e Kosovës.
“Ne mburremi me aktivitetin e Odës që është gjithmonë në përkrahjen tonë, siç është rasti sot që i ndan mirënjohjen Shellit. Ne këtu në Kosovë kemi një brend më të mirin dhe më këtë i ka larguar brengat për cilësinë e derivateve. Me ardhjen e brendit më të njohur ne kemi ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës. Tash i kemi hapur dyert edhe investitorëve të huaj që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Me këtë kemi kontribuar në zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Kryeziu. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit