LAJMI I FUNDIT:

Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhembjen e shpinës! (Video)

Ky ushtrim vlen më shumë se 100 ushtrime të barkut: Tendosni gjithë trupin, hiqni një herë e përgjithmonë dhembjen e shpinës! (Video)

Ushtrimet Plank pa dyshim do t’i ndihmojnë stomakut tuaj që të bëhet i tendosur dhe i rrafshët, do të përmirësojë qëndrimin tuaj dhe do të zbusë dhembjen e shpinës.

Për fillim duhet patjetër të dini disa rregulla të plankut, në mënyrë që ushtrimi të jetë i dobishëm. Duart patjetër duhet ti vendosni fort në dysheme, ndërkaq supet dhe qafën duhet t’i mbani drejt, transmeton Telegrafi.

Edhe pse fokusimi kryesor është në pjesën abdominale, do të hetoni tendosje edhe në këmbë.


Shputat vendosni ashtu që shtypja të bartet në gishtat e këmbëve dhe do të ndieni se si punojnë edhe muskujt e kofshëve.

Vithet duhet patjetër të jenë barabar me shpinën, përkatësisht nuk bën t’i ngrini ashtu që trupi të bëjë formën e trekëndëshit.

Natyrisht, mos harroni të merrni frymë thellë. Për ta pasur më të lehtë të mbani shpinën rrafsh, imagjinoni që mbi të qëndron një gotë uji dhe duhet patjetër të kujdeseni që të mos derdhet.

Sapo të vendosni trupin në pozitë të drejtë, mund të filloni me ushtrimin. Gjunjët dhe duart do të duhej të qëndronin në dysheme, shpina rrafsh, ndërkaq supet pak më gjerë se pozita normale.

Fokusohuni në një pikë midis duarve tuaja dhe provoni t’i mbani rrafsh kurrizin, kokën dhe qafën. Hetoni presionin në gishtat e këmbëve dhe më parë ngrini këmbën e djathtë pastaj të majtën.

Nëse i keni bërë drejt të gjitha këto që i përmendëm, do të duhej të kishit ndier gjithë peshën e trupit në duart tuaja dhe në gishtat e këmbëve tuaja.

Pastaj filloni me tendosjen e muskujve të barkut në vazhdimësi prej20 deri 60 sekonda dhe qetësohuni.

Le t’ju jetë qëllimi i shtimit të qëndrueshmërisë – që në pozitën e plankut pa problem mundeni të qëndroni deri në 1 minutë. Meqenëse çdo ditë e do ta keni shumë më lehtë, qëndrueshmëria do t’ju shtohet.

Përsëriteni plankun 3 herë njërin pas tjetrit, në bazë ditore një muaj dhe do të jeni të kënaqura me rezultatet. Shikojeni në vijim videon:

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit

Astrologji
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Shtëpia e familjes më të pasur në botë është një tronditje për të gjitha shqisat: Atë që posedojnë, askush nuk mund ta ëndërrojë

Dizajn dhe Arkitekturë
Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Tre zgjidhje elegante për një jetë më të thjeshtë

Lifestyle
Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Tri mënyra se si ankthi ndikon në intimitet

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori