LAJMI I FUNDIT:

Baily: Është koha e shpresës për Maqedoninë

Baily: Është koha e shpresës për Maqedoninë

“Sot është koha e shpresës për Maqedoninë. Qytetarët me të drejtë janë të fokusuar në lidhjet formale që e lidhin Maqedoninë me fqinjët e saj, me Evropën, SHBA-të, NATO-n dhe BE-në. Është arritur progres i madh gjatë vitit të kaluar dhe presim lajme të mira nga samiti i NATO-s javën e ardhshme”.

Këtë e theksoi ambasadori amerikan Jess Baily, në fjalimin e tij gjatë shënimit të festës së 4 korrikut – pavarësisë së SHBA-ve, që u mbajt në hapësirat e ambasadës amerikane në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij para kryeministrit Zoran Zaev, ministrave, përfaqësuesve të sektorit qeveritar dhe korit diplomatik, Bayli tha se popujt e dy vendeve e kanë dëshirën për sukses.


“Duam që ligjet tona të krijojnë ambient të barabartë për të gjithë dhe duam që fëmijët dhe nipërit tanë të kenë jetë me plotë mundësi, liri dhe paqe”, tha Baily.

Shënimi i 242 vjetorit të pavarësisë së SHBA-ve kaloi në shenjë të xhinseve amerikane, që njihen si brend i tyre nga shekulli 19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori