LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori britanez Charles Garrett me letër lamtumirëse për Maqedoninë

Ambasadori britanez Charles Garrett me letër lamtumirëse për Maqedoninë

Ambasadori i Mbretësisë së Bashkuar në Maqedoni, Charles Garrett, përmes një letre përshëndetëse ka njoftuar se pas përfundimit të misionit të tij si ambasador, do të largohet nga Maqedonia. Ai thotë se lëshimi i vendit, i cili sipas tij ka ndryshuar shumë në katër vitet e fundit, nuk është e lehtë.

Garett shkruan se ka qenë privilegj i madh për të që të shërbejë në Maqedoni dhe detyra si ambasador në Shkup për atë mbetet e papërsëritshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kam ardhur në maj të vitit 2014 në një vend që dukej se po ndiqte bishtin e vet, që do të shkonte përgjithmonë në rrethe. Nëse e keni parë ndonjëherë filmin “Groundhog Day”, do të kuptoni se çfarë dua të them. Maqedonia ishte gati për të hapur negociatat me BE … dhe pastaj nuk ndodhën. Vitin e ardhshëm të njëjtën gjë. Çdo vit solli një cikël të ngjashëm me NATO-n. Çdo vit gjithashtu panë përpjekjet për të kapërcyer hendekun në çështjen e emrit … por hendeku kurrë nuk dukej i ngushtë. Çdo herë që kaluam këtë cikël, ne të gjithë e humbëm pak besimin për të ardhmen e vendit dhe vendi humbi më shumë energji që duhet të shkojë përpara”, shkruan Garrett.


Ai më tej shton se marrëveshja e arritur kohët e fundit për çështjen e emrit përfundimisht hap rrugën që Maqedonia të ecë përpara, për të arritur qëllimet e saj për t’u bashkuar me NATO dhe BE. Dhe kjo sipas tij, i jep të gjithë qytetarëve të Maqedonisë mundësinë për të arritur potencialin e tyre.

Garrett shkruan se e lëshon Maqedoninë pas një eksperience pune me njerëz të jashtëzakonshëm dhe të ndryshëm, politikan dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut, gazetarë, shkencëtarë dhe akademik, jurist dhe aktivistë të shoqërisë civile.

“Largohem me katër vitet e pasura duke eksploruar njërin ndër këndet më të bukura të Evropës. Postimet e mia në Twwiter dhe Facebook tregojnë dashurinë time për vendin tuaj, diveresitetin dhe bukurinë kulturore dhe natyrore. Maqedoni, nuk do të harroj. Respekto diversitetin dhe potencialin tënd. Mendo shumë dhe qëllo lart. Gjithë të mirat – do të shihemi”, shkruan në fund Garrett.

Letrën e tij të plotë në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru

Lajme
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Aksident në Lipjan, vdes një person dhe një tjetër lëndohet

Kronika e Zezë
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kalo në kategori