LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev dhe Muhamed Zekiri debatojnë rreth Bashkësisë Fetare Islame (Video)

Zoran Zaev dhe Muhamed Zekiri debatojnë rreth Bashkësisë Fetare Islame (Video)

Në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, ka shtruar çështjen për udhëheqësin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni, Sulejman Rexhepi.

Zekiri ka pyetur udhëheqësit qeveritar nëse Sulejman Rexhepi është “ariu i mbrojtur” i të gjitha qeverive. Zekiri ka akuzuar Rexhepin për punë joligjore dhe ftoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Policinë Financiare dhe Inspektoratin e Punës të kontrollojnë punën e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“A do të futet ndonjëherë Inspektorati i Punës në BFI, a do t’u paguhet imamëve pension invalidor? Policia Financiare a do të futet të kontrollojë si menaxhohet BFI-ja”, ka pyetur Zekiri.


Ndërsa ai përgjigje ka marrë nga vetë kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se vetë do të angazhohet që Inspektorati i Punës të kontrollojë BFI-në, por edhe individë tjerë që të hetojnë akuzat që janë në opinion.

“Qeveria ka marrëdhënie të mira me gjitha bashkësitë fetare dhe ne jemi kompetent të përfshihemi në punën e tyre, duke pasur parasysh sekularitetin e shtetit. Por Inspektorati i Punës do të marrë urdhër personalisht nga unë që të hetojë punën e BFI-së. Por jo vetëm në BFI, por edhe në bashkësitë tjera fetare”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori