LAJMI I FUNDIT:

Arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Francë, mbi tre mijë policë në ndjekje të tij (VIDEO)

Arratiset në mënyrë spektakolare nga burgu në Francë, mbi tre mijë policë në ndjekje të tij (VIDEO)

Mbi 3.000 policë dhe xhandarë po kërkojnë të burgosurin Rédoine Faïd, i cili u arratis nga burgu me anë të helikopterit në Francë.

Tre meshkuj në të zeza dhe të armatosur me kallashnikovë, për të cilët autoritetet franceze pretendojnë të jenë komando, u paraqitën para burgut Reo në rajonin e Parisit, ku Faïd (46) vuante një dënim prej 25 vjetësh për vrasje të një oficeri  policor gjatë një grabitje të armatosur në vitin 2010, raportojnë mediat franceze.

Këta tre bashkëpunëtorë dolën nga helikopteri, i cili u ul në oborrin e burgut pa pengesa.

Ata morën Faïd nga dhoma e takimit ku ai po bisedonte me vëllain e tij në atë moment dhe e çuan në helikopter, shkruan gazeta Figaro, sipas së cilës e gjithë ikja zgjati vetëm 10 minuta.

Rreth gjashtëdhjetë kilometra më larg, midis aeroportit Roasi dhe Bourge, i arratisuri doli nga helikopteri dhe hyri në një “Megane” të zi, duke ikur në drejtim të autostradës dhe më pas kaloi në një kamion bardhë, prej nga u zhduk pa gjurmë.

Kundër Rédoine Faïd, Prokuroria e Parisit nisi një hetim dhe një avokat nga familja e policit të vrarë në vitin 2010, tha se ai ishte “një kriminel i fshehtë i cili, kur vendos të dalë ai del dhe tash me siguri se do të qërojë hesapet me armiqtë e tij.

Ministrja franceze e Drejtësisë Nicole Belube tha se komandot që mundësuan ikjen e sotme ndoshta përdorën dronët për të përgatitur operacionin.

Gjatë arratisjes së Faïd, askush nuk u plagos dhe nuk pati pengje, njoftoi Ministria franceze e Drejtësisë, transmeton  AP.

Kjo nuk është hera e parë që Faïd u arratis  në mënyrë spektakulare – në vitin 2013, me ndihmën e shpërthimit, ai u arratis nga burgu dhe u arrestua gjashtë javë më vonë në një hotel.

Në trend Botë

Më shumë
Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Pas muajsh heshtjeje, rusët pranojnë se Kievi rrëzoi aeroplanin e tyre të shtrenjtë spiun A-50

Evropa
Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Çfarë thonë dokumentet e gjykatës amerikane për investimet e Spajiqit në Teraform Labs

Mali i Zi
Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Në Rusi raportohen 139 raste me simptoma të botulizmit, shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë

Evropa
Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Si krahasohet raketahedhësi i ri i NATO-s me HIMARS-in amerikan që i është dhënë Ukrainës?

Evropa
Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Drama në kufirin e dy Koreve, ushtarët e Veriut vendosën mina nga të cilat humbën vetë jetën - të shtëna paralajmëruese nga Jugu

Azia
Shpërthim i madh në qytetin rus

Shpërthim i madh në qytetin rus

Evropa
Kalo në kategori