Kosova brenda një vitit importon rreth 9 milionë litra qumësht nga Bosnja e Hercegovina në vlerë rreth 6 milionë euro.
Vetëm në gashtë mujorin e parë të këtij viti janë importuar 4 milionë e 400 mijë litra qumësht nga ky vend në vlerë prej 2 milionë e 500 mijë euro.
Kështu ka thënë kryetari Shoqatës së Fermerëve të Kosovës, Besim Kuqi i cili i është referuar të dhënave zyrtare të Doganës, dhe shtoi se këto produkte me çmim jo konkurruese po i dëmtojnë prodhuesit kosovarë.
Kuqi ka thënë në një intervistë për KosovaPress se më 16 prill të këtij viti Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka marrë vendim për masa mbrojtëse për prodhimet e qumështit nga Bosnja dhe Hercegovina, ndërsa sipas tij, Qeveria po hesht dhe e ka stopuar këtë vendim.
“Ne si fermerë kemi qenë shumë të kënaqur dhe kemi pasur një mendim shumë të mirë duke përshëndetur vendimin e Tregtisë dhe Industrisë, por sot e asaj dite ai vendim ka mbetur vetëm në letër dhe nuk është bërë ekzekutimi i tij… Ne kemi diskutuar shumë për këtë problem që po na shkakton humbje të mëdha neve si fermer. Edhe sipas të gjitha gjasave është parë se diçka është kah punohet në këtë drejtim, por më shumë në letër se sa që po veprohet drejtpërdrejt për me u parë efekti i këtyre masave të prodhuesit”, ka thënë Kuqi.
Ai ka apeluar Qeverinë e Kosovës që të zgjidhë këtë problem, sepse sezoni i industrisë së qumështit gati është në përfundim.
“Topi ka mbetur duke gjuajtur, herë te ministria e Tregtisë, herë te Ministria e Financave, dikush thotë ‘kryeministri duhet me marr vendim’. Por, po shpresojmë që në afat shumë të shkurtër do të zgjidhet ky problem, edhe pse është vonuar shumë, sepse sezona e fermerëve vetëm se është nga fundi. Problem është se sezoni i verës rritet sasia e qumështit me të madhe”, tha ai.
Për mos zbatim të masave mbrojtëse nga ana e Qeverisë, Kuqi ka thënë se sasia e prodhimit të qumështit është zvogëluar për rreth 80 mijë litra qumësht në ditë dhe shumë ferma janë duke u mbyllur për çdo ditë.
“Ne jemi në terren tërë kohën dhe shohim se ka humbje shumë të mëdha, shumë ferma dita ditës mbyllen, s’munden me përballuar këtë konkurrencë. Problemi është se edhe përpunuesit janë më të njëjtat probleme, ata nuk po munden me grumbulluar sasinë e qumështit që prodhohet në këtu për shkak të çmimeve të lira që ka qumështi në treg. Andaj, drejtpërdrejt fermeri dëmtohet ngase nuk mundet me vazhduar me humbje gjithë kohën dhe detyrohen të bëhet mbyllja e fermave”, tha ai.
Ndërsa, ditë më parë zyrtarë të Ministrisë së Financave, kanë thënë se vendimi i MTI-së për masa mbrojtëse është në Zyrën e kryeministrit për t’u bërë qartësimet ligjore.
Sipas këtyre zyrtarëve është në dorën e kryeministrit të Kosovës ta fuqizojë vendimin dhe ta obligojë Doganën e Kosovës për implementim. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit