LAJMI I FUNDIT:

Arifi i përgjigjet Vuçiqit: Territori i Kosovës nuk do të jepet për asnjë çmim

Arifi i përgjigjet Vuçiqit: Territori i Kosovës nuk do të jepet për asnjë çmim

Shefi i grupit negociator me Serbinë, Avni Arifi i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë të shtunën se për vendin që ai drejton do të ishte fitore në qoftë se e merr një metër në Kosovë.

Përmes një shkrimi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Arifi ka thënë se sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim.

“Asnjë metër të tokës së Kosovës për asnjë çmim! E urryeshme është ngrirja e konfliktit, e urryeshme është pasiguria dhe gjendja ekzistuese por asnjëra nuk e meriton dhe nuk e merr kurrë as një metër të Kosovës.”


Vuçiq: Në Kosovë nuk kemi asgjë, fitojmë nëse ia marrim veç një metër
Lexo po ashtu Vuçiq: Në Kosovë nuk kemi asgjë, fitojmë nëse ia marrim veç një metër

“Sovraniteti dhe territori i Kosovës nuk cenohet nga askush për asnjë çmim. As tash as kurrë” ka thënë Arifi.

Vuqiç, gjatë vizitës së tij në një fshat të Serbisë, Donji Banjani, ka thënë se lidhur me  dialogun e Brukselit e kritikojnë ata që kanë vendosur kufirin midis Serbisë dhe Kosovës, kurse “sot do ta donin Shkodrën dhe Drenasin”.

“Lidhur me Kosovën do të kemi ende për të folur. Edhe shumë kemi për të folur me popullin. Shumica e njerëzve në Serbi janë të përgjegjshëm dhe racionalë  dhe mendojnë për mbijetesën e Serbisë dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Vuçiq. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori