LAJMI I FUNDIT:

Pas gjashtë ditë kërkimi, gjendet i gjallë Muharrem Berisha

Pas gjashtë ditë kërkimi, gjendet i gjallë Muharrem Berisha

Muharrem Berisha nga Gurbardhi i Malishevës është gjetur i gjallë, i cili nga data 24 qershor, është raportuar i zhdukur.

Në ditën e gjashtë të zhdukjes 57 vjeçari nga Gurbardhi i Malishevës është gjetur i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Malishevë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës
Lexo po ashtu Malishevë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e Muharrem Berishës

Kështu bëhet e ditur nga komuna e Malishevës, por nuk jepen detaje tjera.


Ndryshe, gjatë ditëve të kaluara janë zhvilluar operacione të kërkimit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjitha organet përkatëse dhe vullnetar të shumtë. Muharrem Berisha ishte raportuar i zhdukur që nga 24 qershori. /Telegrafi/