Serbët sikur çdo vit tjetër, në Gazimestan kanë festuar Vidovdanin, apo siç njihet ndryshe si “Beteja e Kosovës”, të cilën Serbia e kishte humbur përballë Perandorisë Osmane në vitin 1389. Veprimet nacionaliste edhe këtë vit nuk munguan.
Pjesëmarrësit në vendin ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve, kishin veshur bluza me mbishkrime nacionaliste, si, “Kosova është Serbi”, “Kosova e Metohija”, “Nuk e tradhtoj Kosovën”, dhe parulla tjera me përmbajtje urrejtëse.
Po ashtu, qytetarët serbë, të cilët ishin nga të gjitha pjesët e Kosovës, mbanin në duar flamuj të Serbisë, madje edhe të Greqisë. Ata këndonin edhe këngë kushtuar Vidovdanit dhe Kosovës.
Megjithatë, numri i serbëve që kishin ardhur në Gazimestan ishte i vogël, që tregon se miti për këtë festë po zbehet.
Nga aty klerikët fetarë serbë bënë thirrje për mobilizim për ta ruajtur Kosovën. Prifti serb në pension, Atanasije Jevtiq u tha serbëve të mbledhur në Gazimestan të Prishtinës, se Kosova është çliruar nga kjo betejë, sepse në atë vend e kanë bërë qëndresën.
“Në Qeveri ka disa njerëz të tillë që janë qyqarë të cilët kanë thënë se nuk duhet të vdesim për Kosovën, por duhet të vdiset për Kosovën dhe fëmijët e tyre, por fëmijët e tyre nuk duhet të vdesin. Nëse ka nevojë do ta japim jetën për Kosovën e re dhe dashtë Zoti do të jetë kështu”, tha Jevtiq.
Kleriku serb shkoi edhe më larg duke thënë se do të luftojnë për Kosovën. Madje, sipas tij, në Serbi ekziston gatishmëria për mobilizim për ta ruajtur Kosovën.
“Nuk do ta ulim kokën, nuk jemi poshtëruar, po duan të na poshtërojnë… do të luftojmë për Kosovën dhe nuk do të ndalemi, por mos bini pre e propagandave të lira.. për mua si mitropolit që shumë besojnë në Sulltan Muratin e nëse jo në Sulltan Muratin atëherë në Erdoganin…Ne kemi trimat tanë.. më kanë thënë njerëzit në Serbi nesër të bëhet mobilizimi shumica prej nesh do të lajmërohemi vullnetarisht për Kosovën. Dashtë zoti të vijë ajo ditë”, u shpreh ai.
Qytetarët serbë që kishin ardhur në Gazimestan për të festuar Vidovdanin, shprehnin revoltën e tyre për mungesë të lirisë së lëvizjes në Kosovë.
Petar Pekmezoviq nga Beogradi, theksoi se Qeveria e Serbisë po bën mjaft për serbët e Kosovës, por që sipas tij duhet ende më shumë.
“Për fat të keq kjo është tash gjendja për shtetin dhe qeverinë tonë dhe kjo është e dhimbshme…qeveria po bën mjaft për mirëqenie por ajo mirëqenie duhet të jetë jo e pjesshme por e plotë. Serbia është kjo që është, tjetër nuk mund të jetë”, tha ai.
Ndërsa, Bogoljub Janjic nga qyteti i Serbisë Knezhevac i ri, e ka quajtur të papranueshme situatën në Kosovë.
“Ka probleme sidomos për Kosovën. Nuk ka lëvizje të lirë. E patë edhe vet në çdo 50 metra ka policë…Serbinë e kanë djegur 19 shtete të botës, qka nuk është në rregull”, u shpreh Janjic.
Në Gazimestan për ta festuar Vidovdanin, pjesëmarrje kishte paralajmëruar edhe ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, por të njëjtit i është refuzuar hyrja në Kosovë nga autoritetet e Kosovës. kp/Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Fronti Europian: A është pajtuar “VLEN” me OBRM-PDUKM-në për revidim të Korridorit 8?
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca
Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Rama del nga zyrat e SPAK: Të gjithë jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë