LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet masakra e Çamërisë në Qafë Botë

Përkujtohet masakra e Çamërisë në Qafë Botë

Është përkujtuar në Kllogjer të Sarandës, 74-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri, ku janë organizuar disa aktivitete në përkujtim të kësaj dite.

Me rastin e 27 qershorit, Shoqata “Çamëria”, në Fushë Kosovë së bashku me shoqatat e tjera, dhe njerëz të sferave të ndryshëm nga Kosova e Shqipëria, kanë organizuar takim në pikën kufitare të Qafë- Botës.


Gjithashtu, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Shoqata “Çamëria” organizuan në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një aktivitet përkujtimor, me pjesëmarrjen edhe të piktorëve shqiptarë të cilët realizuan piktura për ekspozitën “Unë e dua Çamërinë”.

Kryearti i komanduar i Shoqatës “Çamëria”, Dritan Sejko, në fjalën e tij gjatë aktivitetit tha se me aktivitetet e organizuara në kuadër të “Javës së Historisë dhe Kulturës Çame”, janë përpjekur të sensibilizojnë sa më shumë shqiptarët për çështjen e Çamërisë.

“Sot ne jemi mbledhur për përkujtimin e 74-vjetorit të ditës kulmore të gjenocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Por nuk është thjeshtë 74-vjetori, sepse ky gjenocid ka nisur më shumë se një shekull më parë. Shqiptarët e Çamërisë kanë hequr jo vetëm gjenocidin grek, por edhe gjenocidin e komunizmit. Ne sot këtu jemi mbledhur edhe për të nderuar artistët që me punën e tyre na sollën këto bukuritë e Çamërisë në mes të Tiranës”, tha Sejko.

Mesila Doda, ish-deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe sekretare e përgjithshme e PDIU-së, tha se kërkojnë zyrtarisht nga kryeministri i Shqipërisë që Varrezat e Kllogjerit në Sarandë të shpallen varreza monumentale që të ketë ceremonial shtetëror.

Pjesë e aktivitetit janë bërë edhe piktorët shqiptarë të cilët rrëfyen sesi vizituan në mënyrë të fshehtë Çamërinë.

Nga masakrat dhe gjenocidi grek ndaj popullsisë çame në vitet 1944-1945 mbetën të vdekur mijëra shqiptarë të Çamërisë dhe mijëra të tjerë u shpërngulen nga tokat e tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1994 ka miratuar ligjin për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar si “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori