LAJMI I FUNDIT:

Serbët mblidhen në Gazimestan

Serbët mblidhen në Gazimestan

Numër i vogël i serbëve tashmë kanë ardhur në Gazimestan ku për çdo vit festojnë Betejën e Kosovës të cilët e konsiderojnë si fitore të tyre.

Me flamuj të Serbisë në duar janë mbledhur në këtë vend ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve.


Ata po presin që t’u drejtohet dikush nga klerikët fetarë. Përndryshe në Gazimestan ka planifikuar të vijë edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, por që atij i është ndaluar hyrja nga autoritetet e Kosovës.

Në Gazimestan por edhe në rrugët që qojnë për në Mitrovicë vërehen forca të shtuara të Policisë.

Situata deri më tani është e qetë. /Telegrafi/