LAJMI I FUNDIT:

Për produktivitet dhe lumturi, dëgjoni tri këshillat e Richard Branson-it

Për produktivitet dhe lumturi, dëgjoni tri këshillat e Richard Branson-it

Richard Branson beson se lumturia shpie në produktivitet, ndërkaq pengesat në biznes gjithmonë i sheh si mundësi dhe jo vetëm si sfida.

Ai tregon se idetë më të mira kompania e tij i merr duke folur me njerëzit dhe konsumatorët, transmeton Telegrafi.


Mbi të gjitha, Richard Branson ka një teori interesante sa i përket suksesit: duke i ndihmuar njerëzit që ju rrethojnë, në vend se ta ndihmoni veten, ju keni më shumë mundësi të bëheni të shëndetshëm mendërisht dhe më të lumtur, e këto të dyja ju ndihmojnë të keni sukses në jetën personale dhe profesionale.

Ai ka shpjeguar tri mënyrat të cilat duhet t’i ndiqni për ta arritur këtë.

1: Gjeni kohë. Dita shumë shpejt përfundon dhe është shumë e rëndësishme të gjeni kohë për njerëzit më të rëndësishëm në jetën tuaj. Një drekë me familjarët ose një thirrje me kamerë mund të bëjë shumë ndryshim në lumturinë tuaj.

2: Dëgjoni të dashurit tuaj. Kur shpenzoni kohë me njerëzit që janë më të rëndësishmit për ju, bëni të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar duke i dëgjuar. Kur dikush ju flet, mos u ndalni dhe të pritni të përgjigjeni dhe t’i tregoni se si e gjithë historia e tyre lidhet me tuajën. Keni pak mëshirë dhe mendoni si po kalojnë dhe dëgjojeni me vete. Ky dëgjim nuk është për ju, është për ta.

3: Veproni. Posa ta kuptoni se çfarë po ndodh në jetën e dikujt, mendoni si mund të veproni për ta bërë të ndihet më mirë apo ta bëni të buzëqesh. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Më e mirë se edhe pika G: Prekeni këtu dhe do ta çmendni nga kënaqësia!

Intimitet dhe Pasion
Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Prindërit mbivlerësojnë më shumë aftësitë matematikore të djemve sesa të vajzave, thotë studimi

Lifestyle
Personat me aftësi të kufizuara krijojnë vepra arti

Personat me aftësi të kufizuara krijojnë vepra arti

Sociale
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Thënie nga Leo Tolstoy për t’i eksploruar të gjitha aspektet e jetës

Këshilla Lifestyle
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori