LAJMI I FUNDIT:

“TV Nova” e Sead Koçan zyrtarisht shkon në falimentim (Dokument)

“TV Nova” e Sead Koçan zyrtarisht shkon në falimentim (Dokument)

TV Nova e të akuzuarit nga Prokuroria Speciale, Sead Koçan, zyrtarisht do të shkojë në falimentim. Për drejtor falimentues është emëruar Hristina Jonovska nga Shkupi.

Kreditorët duhet që në afat prej 15 ditëve të paraqesin kërkesat e drejtorit falimentues, ndërsa seanca e parë nga kuvendi i kreditorëve do të mbahet pas pushimit të gjykatësve, më 28 shtator, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, 43 të punësuar në TV Nova ngritën procedurë falimentimi për televizionin, për shkak të shtatë pagave të papaguara.


Kohës së fundit TV Nova përveç programit të vjetër filloi të emetojë edhe emisioni, të cilat udhëhiqeshin nga persona të afërt me OBRM-PDUKM-në./Telegrafi/