LAJMI I FUNDIT:

Komentatori egjiptian vdes pas humbjes së Egjiptit nga Arabia Saudite

Komentatori egjiptian vdes pas humbjes së Egjiptit nga Arabia Saudite

Se sa shumë përjetohet një ndeshje futbolli në Egjipt, këtë më së miri e ka dëshmuar tragjedia që ndodhi dje (e hënë).

Menjëherë pas humbjes së Egjiptit nga Arabia Saudite, komentatori Adbel Rahim Mohamed, u nda nga jeta pasi pësoi një infarkt, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ai ka ndërruar jetë në një spital në Kario, raportojnë mediat lokale egjiptiane.


Abdel Rahim Mohamed

Komentatori, i cili kishte qenë më parë edhe futbollist, u ndje keq të hënën në mbrëmje pas golit vendimtar të Al Mausarit të Arabisë Saudite.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por mjekët thanë se ishte shumë vonë për ndërhyrje.

Ish-trajneri i Zamalekit ishte i ftuar të jepte analiza në studio, në një nga emisionet në televizionin shtetëror egjiptian.

Abdel Rahim Mohamed

Egjipti mori epërsinë në ndeshjen kur Salah shënoi golin e tij të dytë për këtë kampionat, në ndeshjen kundër Arabisë Saudite.

Portieri i Egjiptit, Essam El Hadary, bëri historinë duke u bërë lojtari më i vjetër që luajti në Kupën e Botës në moshën 45 vjeçare.

Të gjitha lajmet rreth Kampionatit Botëror 2018
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kampionatit Botëror 2018

Ai arriti të shpëtojë më së miri një gol të rrezikuar nga Fahad Al Muwallad në pjesën e parë të ndeshjes.

Por, ai nuk mundi të ndalonte një goditje të dytë të Arabisë Saudite nga Salman Al Faraj.

Arabia Saudite fitoi në rezultat 2-1, duke e lënë Egjiptin ende pa një fitore të Kupës së Botës. /Telegrafi/