Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike amerikane. Ky vendim është mbështetur në propozimin e Grupit Punues të themeluar nga Qeveria për të shqyrtuar mundësit dhe procedurat e themelimit të kësaj zone.
Themelimi i kësaj Zone të Veçantë Ekonomike do të ketë një rëndësi të madhe për ofrimin e kushteve të nevojshme për investimin e kompanive të ndryshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu do të mundësojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e punësimit.
“Themelimi i Zonës së Veçantë Ekonomike Amerikane, përkon me 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe dëshmon përkushtimin e Kosovës për të thelluar partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë me këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj.
Zyra e Kryeministrit do të koordinoj gjithë procesin e themelimit të Zonës së Veçantë Ekonomike amerikane, sipas propozimit të Grupit Punues, në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente.
Përzgjedhja e lokacionit në Komunën e Gjakovës është bazuar në faktin se ky lokacion plotëson kushtet e hapësirës, mbi 500 hektar, si dhe përparësitë tjera, si kyçja direkt në magjistralen Gjakovë-Prishtinë, qasje e lehtë në Autostradën e Dukagjinit, afërsia me aeroportin e Gjakovës, por edhe të Prishtinës.
Me qëllim të realizimit të projektit, pas miratimit të vendimit nga Qeveria e Kosovës, do të përgatitet memorandumi i bashkëpunimit me palën amerikane, hartimi i studimit të fizibilitetit për procesin dhe përzgjedhja e një operatori ekonomik për realizimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për themelimin e Zonës së Veçantë Ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles