LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Kosova po vonohet me formimin e Ushtrisë

Kastrati: Kosova po vonohet me formimin e Ushtrisë

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka vlerësuar se Kosova po vonohet shumë për formimin e ushtrisë së vet.

Kastrati ka thënë se këto vonesa shkaktojnë edhe humbje në aspektin e sigurisë.


Duke folur për “Epoka e re” Kastrati ka ftuar institucionet e Kosovës që brenda këtij viti, me anë të ligjit, t’ia ndryshojnë mandatin FSK-së.

Sipas ish-komandantit të FSK-së, kjo duhet të ndodhë duke ua bërë të qartë partnerëve strategjikë se kjo është e vetmja rrugë për formimin e ushtrisë.

Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e komunitetit serb vazhdimisht po deklarojnë se nuk do t’i votojnë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për këtë çështje.