LAJMI I FUNDIT:

KDI: Presidenti t’i raportojë Kuvendit për dialogun

KDI: Presidenti t’i raportojë Kuvendit për dialogun

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar që pas takimit të së dielës në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi duhet t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës për të informuar deputetët rreth përmbajtjes së bisedimeve dhe për hapat e mëtutjeshëm të këtij procesi për të cilat është dakorduar në takimin e mbajtur.

“Procesi i dialogut vazhdon të jetë jo-transparent. Ende nuk është e qartë se çfarë do të përmbajë faza finale e dialogut, cilat tema do të jenë pjesë e këtyre diskutimeve, çfarë pritet të arrihet në përfundim të tij dhe mbi të gjitha si do të garantohet gjithëpërfshirje politike dhe respektimi i mandatit kushtetues të institucioneve të vendit”, thuhet në komunikatë.


KDI qëndron prapa kërkesës së saj publike drejtuar Kuvendit të Kosovës, më 29 maj 2018 për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi fazën e re të dialogut, pasi Kuvendi  që nga konstituimi i tij nuk ka mbajtur asnjë seancë me pikë të rendit të ditës të ardhmen e dialogut me Serbinë.

“Kuvendi i Kosovës duhet të marrë përgjegjësi në këtë proces, duke definuar pritshmëritë, dhe vijat e kuqe të shtetit të Kosovës, të cilat në asnjë moment nuk do të cenojnë integritetit territorial të Kosovës dhe  funksionimin e sistemit unitar duke garantuar përfaqësimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si të barabartë me secilin shtet tjetër. Institucionet e Kosovës nuk duhet të lejojë që bisedimet me Serbinë të vazhdojnë pa arritjen e një konsensusi politik dhe pa platformë shtetërore”, vijon më tej komunikata.

KDI iu bënë thirrje edhe partive politike që të angazhohen për këtë proces shtetëror duke luajtur një rol më konstruktiv dhe më të përgjegjshëm,  duke lënë mënjanë politikat ditore dhe kalkulimet politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori