LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Ta kthejmë besimin në institucionet e vendit

Haradinaj: Ta kthejmë besimin në institucionet e vendit

Kryeministrit Ramush Haradinaj në takimin e sotëm, i teti me radhë, i nivelit të lartë për sundimin e ligjit, ku u prezantuan të arriturat e muajve të fundit nga institucionet përkatëse, dhe në veçanti puna e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Agjencisë Qendrore të Prokurimit dhe Organit Shqyrtues të Prokurimit tha se të gjithë duhet të japim maksimumin që ta kthejmë besimin në institucionet e vendit dhe ta përmirësojmë punën tonë.

Haradinaj kërkoi nga drejtuesit e këtyre mekanizmave që rregullojnë funksionimin e prokurimit publik që të angazhohen më shumë në arritjen e rezultateve dhe rritjen e besimit të qytetarëve, duke theksuar se prokurimi publik është pjesë e rëndësishme e reformave që kërkohet t’i bëjë Qeveria e Kosovës në rrugën drejt integrimit në BE.

Kryeministri tha se Kosova ka shënuar progres sa i përket prokurimit, duke theksuar se Strategjia Kombëtare e Prokurimit Publik për periudhën 2017-2021, është një prej strategjive shumë të rëndësishme për vendin.


Safet Hoxha, kryetar i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, prezantoi në detaje punën e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke theksuar se 97% e të gjitha procedurave dhe aktiviteteve të prokurimit kryhen përmes platformës elektronike të prokurimit.

“Platforma e prokurimit elektronik është një nga sistemet më të përdorura në nivel qeveritar dhe biznesi”, tha Hoxha.

Kryetari i Bordit të KRPP-së, foli edhe për sfidat që e kanë përcjell KRPP gjatë vitit 2017 në zbatimin dhe funksionalizimin e prokurimit elektronik, për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme të KRPP-së dhe mos-adaptimit të legjislacionit aktual me prokurimin elektronik.

Ndërsa, në prezantimin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, u tha se janë 16 institucione për të cilat ky agjencion i kryen procedurat e Prokurimit, derisa sfidë mbetet mungesa e resurseve dhe vonesa në bashkëpunim e autoriteteve kontraktuese.

Nga ana tjetër, Blerim Dina nga OSHP tha se në vitin 2017 janë pranuar 541 ankesa në këtë institucion dhe janë shqyrtuar 459 apele, derisa sfidë e këtij organi mbetet mungesa e personelit mbështetës dhe mos ekzekutimi i vendimeve.

Në këtë takim, që u kryesuar nga Kryeministri Haradinaj u prezantuan edhe të arriturat në Ministrinë e Drejtësisë, Doganën e Kosovës, Policinë e Kosovës, nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme dhe Agjencia Kundër Korrupsion.

Nga këto prezantime u kuptua progresi i arritur në këto institucione në këta muajt e fundit, veçmas në rekrutimin e gjyqtarëve të rinj dhe stafit mbështetës dhe në kalimin e projektligjeve nga ana e Qeverisë së vendit, tejet të nevojshme në përafrimin me agjendën evropiane.

Pjesë e takimit ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, shefja e Misionit të BE-së Nataliya Apostolova, shefja e EULEX-it, Alexandra Papadopoulos, shefja e Misionit të USAID-it Lisa Magno, dhe përfaqësues të tjerë institucional. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori