Veturat autonome nuk do ta shmangin koston që duhet paguar kompanive të sigurimeve (Foto)
Teknologjia autonome do duhej ta bënte vozitjen sa më të sigurt, por ka edhe shumë elemente tjera, për të cilat nevojitet të paguhet sigurimi
Sistemi i vetë-vozitjes është krijuar për lëvizje sa më të sigurt, sidomos për parandalimin e aksidenteve të mundshme, transmeton Telegrafi. Kjo lë të mendohet, se pagesa për sigurimin e këtyre veturave do duhej të ishte shumë më e ulët.
Por, një raport nga Bloomberg, pretendon se përhapja e makinave autonome, nuk do të bëjë që kompanitë e sigurimeve të fitojnë më pak, sepse shoferëve ende do t’ju duhet mbështetje.
“Nuk presim që të ardhurat e kompanive të sigurimeve, të bien papritmas si pasojë e makinave autonome” ka thënë Alejandro Zamurano, që është njohës i mirë i tregut. “Për dallim të kësaj, presim ndryshim gradual në kërkesën për llojet e produkteve, që janë burime tjera të të ardhurave për kompanitë e sigurimit” ka shtuar ai. Një gjë që mund të ndryshojë, është se kush i paguan policat.
Për dallim prej individëve, pagesën mund ta kryejnë prodhuesit, apo edhe kompanitë që e ofrojnë sistemin e vetëvzitjes. Në të ardhmen e afërt, mund të ketë edhe polica të specifikuara, vetëm për këto makina.
Gjithnjë sipas raportit, mund të ketë edhe “sigurime kibernetike” që do t’i kompensojnë makinat në rast se hakohen. Duke pasur parasysh se përditësimet dhe intervenimet në rregullimin e softuerëve behën në mënyrë kompjuterike, mund të thuhet se kjo lloj police do të jetë shumë e popullarizuar në të ardhmen.
Përderisa teorikisht makinat autonome i bëjnë vozitjet shumë më të sigurta, ekziston fakti se në rast aksidentesh riparimi do të jetë shumë më i shtrenjtë.
Dëmtimi i komponentëve si sensorët, kamerat dhe kompjuterët e ndryshëm, lë të kuptohet se sigurimi i këtyre veturave, vetëm sa do të shtrenjtohet.
Makinat tërësisht autonome, janë ende shumë larg. Deri atëherë, shoferët mund të shfrytëzojnë përparësitë e disa veturave vetëvozitëse, kur parkojnë apo ngecin në trafik.
Kjo do të mundësojë që kompanitë e sigurimeve, të sigurojnë si individët, ashtu edhe veturat. “Ky tranzicion është shumë i vështirë – vetëm pak kompani mund t’i bëjnë të dyja” ka thënë Tunguy Catlin, partner në McKinsey & Co. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Garë midis Ferrari Purosangue dhe Lamborghini Urus
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rikthehet Ford Taurus
Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë
Lucid zgjerohet edhe në Arabinë Saudite – fillon dërgimin e veturave të para tek klientët e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'