Bordi i Komisionit të Pavarur për Media sot ka raportuar para Komisionit për Administratë Publike për vitin 2017, ku u tha se KPM nuk ka pasur shumë aktivitete, por megjithatë, janë bërë punë të rëndësishme për procesin e digjitalizimit, i cili është tërhequr zvarrë qe shumë kohë por që do t’i vije fundi edhe kësaj teme.
Anëtari i Bordit të KPM-së, Xhemajl Krasniqi, ndër të tjera ka veçuar se për vitin e kaluar në procesin e zgjedhjeve disa media në Kosovë janë gjobitur me mjete financiare me mijëra euro për shkelje të Kodit të Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale.
Ai ka thënë se KPM ka për synim vënien nën kontroll të mediave elektronike, veçanërisht portalet.
“Nga ky bashkëpunim që rrjedh nga këto komunikime me rregullator të ndryshëm, një çështje që është shumë me rëndësi për ne që sigurisht nuk e kemi shkruar në objektivat për këtë vit, por që mendojmë se është e nxehtë për ne, është çështja e rregullimit të mediave elektronike që ne po i quajmë portale. Në këtë frymë Austria dhe Kroacia janë dy shtete të cilat kanë ecur më së shumti për para, por posaçërisht Austria”, ka thënë Xhemajli.
Kryetari komisionit për Administratë Pulike, Nait Hasani, ka thënë se KPM-ja ka për obligim ta bëjë edukimin medial në kuptimin pozitiv dhe jo të merret vetëm me gjoba për fushata zgjedhore.
“Vetëm pesë kanale kanë licencë, 50 të tjerë janë ilegalë që operojnë në Kosovë. Cilat janë masat që janë marrë? Ju jeni marrë me masat dhe gjobat vetëm për fushata zgjedhore me na penguar neve në zgjedhje, do të thotë asnjë veprim tjetër nuk e keni marrë. Asnjë herë nuk është rregulluar kjo çështja e IPTV-ve”, ka thënë Hasani.
Edhe anëtarja e komisionit, Xhevahire Izmaku ka pasur vërejtje në raportin e KPM-së, ku me shumicë votash është vendosur që raporti duhet të kthehet për plotësim sërish nga ana e KPM-së.
Edhe bordi i RTK ka raportuar për punën një vjeçare sot para komisionit për punën e transmetuesit publik.
Kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Maliqi ka thënë se bordi në bazë të mandatit e ka shqyrtuar dhe përcjellë me kohë në Kuvendin e Kosovës, raportin vjetor të punës për vitin 2017.
Këtij raporti sipas saj, i janë bashkëngjitë edhe pasqyrat financiare të audituara nga auditori i jashtëm i pavarur, ashtu siç parashihet me Ligjin e RTK-së.
Ajo ka siguruar se bordi dhe menaxhmenti kanë arritur që në mënyrë racionale ta shpenzojnë buxhetin, që nuk është bërë asnjë tejkalim buxhetor, por është përmbajtur në kufijtë buxhetor.
“Në këtë raport janë të paraqitura të gjitha aktivitetet e transmetuesit publik për vitin 2017, duke përfshirë punën e organeve drejtuese, njësive, si dhe sektorëve të shërbimeve të përbashkëta të transmetuesit publik. RTK gjatë vitit raportues është përpjekur maksimalisht që t’i fuqizojë standardet dhe parimet gazetareske dhe në mënyrë të vazhdueshme ka zhvilluar dhe promovuar vlerat dhe parimet universal si saktësia, paanshmëria, besueshmëria e shumë parime të tjera të cilat janë vlera themelore mbi të cilat funksionon një transmetues publik”, ka thënë Maliqi.
Ajo ka shtuar se në vazhdimësi kanë potencuar se buxheti aktual nuk është zhvillimor, sepse RTK-ja ka nevojë për investime të shumta, sidomos në teknologji.
Maliqi tha se ndërtimi i objektit të ri të RTK-së do t’i jepte fund të gjitha problemeve logjistike.
Edhe Xhevahire Izmaku, anëtare e komisionit, ka shprehur vlerësimet dhe vërejtjet e saj, mirëpo ka uruar kalimin në parim të ligjit të ri për RTK, i cili sipas saj, do të largojë dyshimet që RTK është e ndikuar.
“Meqenëse mënyra e financimit e keni pengesë dhe deri tani nuk kemi arrit me tejkaluar, po shpresojmë që ka me u miratuar dhe kemi me larguar një herë e përgjithmonë përshtypjet që RTK është i ndikuar, dhe keni me pasur këtë mundësi”, theksoi Izmaku, transmeton kp.
Ndërsa, deputetët të tjerë ngritën çështjet e zhvillimit të RTK-së në aspektin e kanaleve dhe shërbimeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës