Silk Road Bank AD dhe Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup nënshkruan memorandum për bashkëpunim, me çrast banka u bë partneri afatgjatë i klinikës. Sipas memorandumit, për cdo transaksion të kryer me kartelat American Express banka do të ndajë nga 5 denar për nevojat e Klinikës. Fondet e grumbulluara do të shfrytëzohen në mënyrë periodike, varësisht nga nevojat individuale të Klinikës për blerje të materialeve. Në ciklin e parë, fondet e grumbulluara do të shfrytëzohen për ripërtërirjen e çarçafeve të të gjithë krevatave të Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.
“Jemi krenar që me këtë projekt afatgjatë Silk Road Bank bëhet partner i Klinikës e cila ka rol shumë të çmuar – kujdesi për shëndetin e të rinjve. Shpresat e të gjithë punonjësve tanë janë në atë drejtim që me donacionet e ardhshme t’i ndihmojmë Klinikës në përmirësimin e kushteve për një qëndrim më të këndshëm dhe shërim sa më të shpejtë për cdo pacient të saj. Jemi të bindur se të gjithë së bashku do ta arrijmë këtë”, tha Rolf Shnebeli, kryetari i Bordit Drejtues në Silk Road Bank.
Klinika Univerzitare për sëmundje të fëmijëve është institucioni shëndetësor i vetëm i këtij llojit në vendin tonë.
Në Klinikë kryhen konsultime specialistike dhe kujdes shëndetësor spitalor, veprimtari shëndetësore në nivel terciar në fushën e pediatrisë, si dhe realizohen veprimtari edukative, hulumtime shkencore dhe trajnim i stafit mjekësor. Vitin e kaluar ne këtë klinikë kanë qenë të hospitalizuar mbi 7400 fëmijë, kurse më shumë se 54000 fëmijë pranuan kujdes pediatrik ambulator, specialist dhe subspecialist. Cdo ditë në klinikë kryhen mesatarisht 10,000 analiza dhe testime të ndryshme.
“Projektet e tilla afatgjate për ne kanë kuptim të veçantë për shkak se na mundësojnë planifikim aktual efektiv në punë por edhe në planet për përmirësimin e kushteve të Klinikës në përgjithësi dhe zhvillimin e saj te vazhdueshëm. Silk Road Banka u bë anëtar i rëndësishëm i familjes së Klinikës, dhe ne i dëshirojmë mirëseardhje në emër të punëtorëve si dhe në emër të pacientëve tanë”, deklaroi d-r Katerina Stavriq, drejtoresha e Klinikës Univerzitare për Sëmundje të Fëmijëve.
Silk Road Banka ka zhvilluar aktivitete të ndryshme për përgjegjësi shoqërore, duke marrë pjesë në mbështetjen e Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit, në Shtëpinë për fëmijët pa prindër “11. Oktomvri” si dhe në ndihmën e banorëve të fshtatit Stajkovci të cilët u përfshinë në pëmbytjet katastrofale të vitit 2016.
Silk Road Banka është banka e vetme në Maqedoni me 100% kapital të Zvicrës si dhe është agjenti ekskluziv për kartelat American Express në vendin tonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City