LAJMI I FUNDIT:

Modifikimi i përkryer që i ndihmon shoferit me nevoja të veçanta të ngasë një Ford GT (Video)

Modifikimi i përkryer që i ndihmon shoferit me nevoja të veçanta të ngasë një Ford GT (Video)

Disa modifikime i bëjnë makinat m të shpejta, tjerat janë për t’i zbukuruar eksterierin, ndërsa ky modifikim i mundëson të paralizuarit Jason Watt të vozitë

Vështirë se është dëgjuar ndonjëherë në pistën e Nurburgringut, që ndonjë shofer të kujdeset se mos i bie karroca e kapur në tavan, transmeton Telegrafi.


Por, Jason Watts nuk është shoferi i zakonshëm i ndonjë super-makine. Piloti i karterëve dhe makinave tjera me një ulëse, kishte zënë shumë tituj gjatë garave, derisa një aksident e paralizoi, duke ia pamundësuar vozitjen normale.

Megjithëse nuk ka ndjenja në pjesën e poshtme të trupit, atij i janë modifikuar disa makina dhe mund të kontrollojë të gjitha veprimet me duar.

Mirëpo, ngasja normale për një ish-pilot nuk është asgjë, andaj bëri përpjekje të shumta që të futet në gara të ndryshme, ku doli fitimtar. Së fundmi, Watts është ndihmuar nga një bankë daneze, që ka ndihmuar financiarisht që t’i modifikohet një Ford GT.

Pos të gjitha urdhrave që i japë me duar, në tavanin e super-makinës është e vendosur mbajtësja e veçantë, që ia mundëson ta vë karrocën dhe një valixhe.

Videoja e realizuar nga Misha Charoudin, e tregon atë teksa vozitet për herë të parë pas 23 vitesh në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë, me një shpejtësi të konsiderueshme. /Telegrafi/