LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Kosova me përfaqësim diplomatik edhe në Liberi

MPJ: Kosova me përfaqësim diplomatik edhe në Liberi

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Republika e Liberisë i ka dhënë pëlqimin akreditimit të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Senegal, si Ambasador jo-rezident i Republikës së Kosovës edhe në këtë shtet, ndërkohë që niveli i marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve dhe dy popujve është ri-konfirmuar nga vet kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli.

Sipas një njoftimi, konfirmimi i akreditimit diplomatik është bërë nëpërmjet një Note Verbale, të dërguar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Liberisë drejtuar Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dakar/Senegal, ndërsa ai në lidhje me raportet në mes dy vendeve nëpërmjet një bisede telefonike, që Ministri i Jashtëm, Pacolli, ka zhvilluar me autoritetet e larta të këtij shteti.


“Sapo bisedova me Qeverinë e Liberisë dhe ata më konfirmuan se Liberia nuk ka lëvizuar nga qëndrimi i mëparshëm në lidhje me njohjen e shtetit tonë. Lajmet dhe njoftimet e shpërndara nga mediat serbe janë të rreme dhe pjesë e përpjekjes me lajme të rreme nga Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Ne, do t’i kundërshtojmë këto veprime”, citohet ministri i Jashtëm Pacolli.

Po sipas njoftimit, vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Liberisë dhe akredimi i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në këtë shtet hedh poshtë çdo pretendim dhe propagandë dashakeqëse nga shteti fqinj Serbia përkitazi me nivelin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të të dyja vendeve dhe popujve.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi ka zgjeruar rrjetin e përfaqësimit dhe depërtimit diplomatik në kontinentin afrikan. Së fundi, me propozimin e Ministrit të Jashtëm, Pacolli, Republika e Kosovës do të hap Ambasadën e dytë në këtë kontinent, respektivisht në Tanzani krahas asaj që e kishte hapur më herët në Senegal”, thuhet më tej në njoftimin e MPJ-së.

Ndryshe, mediat serbe kanë raportuar se ministri i Punëve të Jashtme i Liberisë, Gbezongar Milton Findlej, ia ka dorëzuar sot shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq notën për tërheqjen.

Madje, për një gjë të tillë, mediat serbe kanë publikuar edhe dokumentin për tërheqjen e njohjes nga ky vend.

Kjo gjë, siç shkruajnë tutje mediat serbe, duke u thirrur në dokumentin në fjalë, do të zgjasë derisa të zgjasë dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori