LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të sëmurët me diabet kërkojnë standarde

Maqedoni, të sëmurët me diabet kërkojnë standarde

Terapi e re bashkëkohore, numër më të madh të pompave të insulinës dhe aparate për matjen e glukozës në gjak, të cilat do të japin rezultate precize, janë disa nga nismat e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan gazeta Koha. Megjithatë, të sëmurët me diabet (në Maqedoni mbi 190 mijë persona janë me diabet, 40 mijë prej të cilëve marrin insulinë) ngrenë shqetësimin se në treg qarkullojnë “glucometer” (instrument për matjen e vlerësimit të glukozës në gjak) që vijnë nga Tajvani, Kina, me cilësi të dobët.

Farmacistët thonë se gleukometrin e përdorin shumë njerëz, dhe se konsumatorët e veçantë të këtij produkti janë personat të cilët përcjellin nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmohen në mjekimin e diabetit.

Shumica e blerësve fokusohen më shumë te produkti me çmim më të ulët, i cili kushton nga 350 denarë e më lartë, ndërkohë që përfitues falas të glukometërit nga shtëpitë e shëndetit publik janë vetëm ata që pranojnë insulinën. Nëse ky aparat tregon vlerën e vërtet të glukozës në gjak, ajo nuk e saktëson, thonë diabetikët. Por, për farmacistët shitja e këtij produkti nxjerr përfitime. Nga Farmacia “Val-Farm”, sqarojnë për gazetën Koha se çmimet e gleukometrit varen nga cili vend importohen, por shuma më e lirë e aparatit bashkë me shiritat arrin 1000 denarë.


“Prodhuesi i Tajvanit ka çmimin 350 denarë, ndërsa duhet të blihen edhe shiritat, të cilat kushtojnë 570 denarë”, thonë nga farmacia “Val-Farm”. Nga kjo shumë e parave është e liruar pensionistja Dhurata, e cila vuan 25 vite nga sëmundja e diabetit. Ajo përdor edhe insulinën, të cilën e përfiton falas nga shtëpia e shëndetit publik. Po ashtu edhe aparatin e glikometrit dhe shiritat i jepen falas nga mjeku amë. Ajo shqetësimin e ka te barnat që konsumon dhe të cilat kushtojnë shumë, dhe nuk i del pensioni për të mbuluar shpenzimet e taksave komunale.

Ajo thotë se mjekët i kanë sqaruar se niveli normal i sheqerit duhet të jetë 6, ndërsa nivelizimi i sheqerit i luhatet në 8, 11, 13.., të cilin e matë kohë pas kohe.

Shoqata e pacientëve të diabetit i është drejtuar agjencisë së barnave ( MALMED) për ta rishikuar cilësinë e glukometërit i cili nuk vlerëson mirë gjendjen e glukozës, si dhe sqarim për ‘farmako – vigjilenca’ (disiplinë që mbledh dhe studion të gjitha fenomenet, kryesisht ato të padëshiruara, që lidhen me përdorimin e barnave në doza terapeutike dhe indikacione të përcaktuara, por edhe ato që lindin nga keqpërdorimi i tyre ose probleme të tjera të lidhura me barin).

Bojan Kirov, kryetari i lidhjes së shoqatës së diabetistëve, informon se pacientët kanë paraqitur disa probleme në adresë të tij dhe për këtë kërkojnë sqarim nga Agjencia e barnave.

Edhe për shoqatën e diabetit te fëmijët “Balanc Mk”, problemi nuk është vetëm te aparati i glukometërit, por edhe te shiritat.
“Shumë shpesh ndodhë se me të njëjtën pikë të gjakut, të vendosur në dy shirita, në kohë për 10 sekonda, aparati tregon rezultate të ndryshme. Nga përvoja, kjo ndodh veçmas kur gleukometri është nga firma që nuk është përshtatur në treg”, thotë Cvete Serafimovski nga “Balanc Mk”.

Ai tregon shembullin e një pacienti të tij që me paketë të hapur të shiritave, matja ka treguar nivelin e gjakut 26-27, që është vlerësim jashtëzakonisht i lartë. Pacientë me diabet, nënvizon Serafimovski, që marrin gleukometrin nga Ministria e Shëndetësisë, përballen me problemet e aparatit dhe shiritat.

Pikërisht, pacientët kërkojnë që në tenderin e ardhshëm, i cili në fund të vitit duhet të mbyllet, gleukometrat të kenë të implementuar standardin EN ISO dhe t’i plotësojnë këto kritere me devijime minimale nga ajo vlerë e referencës. Aparatet e tanishme të cilat qarkullojnë në tregun vendor, janë prodhim i Tajvanit, nuk janë afër kritereve të cilat kanë të bëjnë me fitimin e rezultateve që presin pacientët e diabetit./Koha/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Policia dhe FSK nisin operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori

Kronika e Zezë
Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Haradinaj nis fushatën nga Prekazi: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese me numrin 137

Lajme
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit

Lajme
Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Reshje të dendura të borës e vështirësi në qarkullim, Durmishi thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme

Lajme
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Kalo në kategori