Bursa e përbashkët e energjisë shërben për të vendos një çmim referent në tregun vendor, i cili mundëson likuiditet më të madh dhe zhvillim të konkurrencës në treg, ndërsa bashkimi me tregut të energjisë Kosovë-Shqipëri ndikon në mirëqenien ekonomike të të dyja vendeve dhe do të sjell përfitime për to, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Këto komente kreu i MZHE-së i bëri sot gjatë Forumit të Dytë Ndërkombëtar “Bashkimi i tregut në sektorin e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës – Roli i krijimit të shkëmbimit të përbashkët të energjisë në këtë proces”, që u mbajt në Prishtinë nën organizimin e AlbKonfindustria me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve të sektorit të energjisë, USAID, TKE, etj.
Duke folur për këtë procesin Lluka tha se të dyja palët janë duke punuar në implementimin e udhërrëfyesit për integrimin energjetik evropian.
“Janë nënshkruar dy marrëveshje të mirëkuptimit, një në vitin 2014 për integrimin e tregut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe një marrëveshje tjetër është nënshkruar në vitin 2017, për krijimin e bursës energjetike”, tha ai.
Sipas tij, në këtë bursë energjetike do të jetë aksionare, OSHE dhe KOSTT por u lihet hapësirë edhe operatorëve të tjerë që duan të jenë pjesë e saj. Për këtë është formuar një grup i përbashkët i cili është duke punuar në aktivizimin e këtij projekti të rëndësishëm për vendin.
Lluka ka ritheksuar se problemi Serbinë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen për energjinë, po e pamundëson integrimin e tregut të përbashkët me Shqipërinë e po ashtu e pamundëson edhe përfshirjen e KOSTT-it në bursën shqiptare.
Ai tha se Qeveria është duke punuar në baza ditore në mënyrë intensive, duke përdorur të gjithë mekanizmat e mundshëm që ta rregullojmë dhe ta finalizojmë këtë marrëveshje. Ndërkaq, paralajmëroi se ka lëvizje pozitivet dhe deri në fund të këtij viti pritet që Kosova të jetë një bllok i pavarur energjetik, rrjedhimisht bursa të jetë aktive nga fillimi i vitit 2019.
Nga ana e saj, Dorina Cinari, zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë tha se me Strategjinë Kombëtare të Energjisë për Shqipërinë 2030 parashihet kahet e zhvillimit të këtij sektori.
Sipas saj, kjo strategji parasheh zhvillimin e burimeve kombëtare të energjisë, tregun rajonal të integruar të energjisë, bazuar në parimet e tregut për të përmbushur kërkesën për energji dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik duke siguruar furnizim të rregullt me energji, mbrojtjen e ambientit dhe rritjen e mirëqenies me kosto minimale sociale.
Ndërkaq, Hans Arild Bredesen nga Nord Pool Consulting ka folur për për përparësitë dhe funksionimin e bursës dhe tregut të përbashkët energjetik dhe rolin e entiteteve pjesëmarrëse.
Bredesen duke bërë krahasime me tregun e energjisë të vendeve skandinave si Suedia, Norvegjia, tha se sistemet energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë, e para të bazuar në thëngjill dhe të dytës në hidro, mund të plotësojnë njëra tjetrën dhe sjell përfitime të dyanshme dhe njëkohësisht mundëson qarkullimin e energjisë në treg me çmim sa më të lirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025