Vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut, si dhe me mbështetjen dhe në praninë e autoriteteve të Serbisë, më 18 qershor të vitit 2014 serbët lokalë serish vendosën barrikadën e ashtuquajtur Parku i paqes në urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës.
Edhe pse heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” si dhe lirimi i kësaj ure për qarkullim, është pjesë e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur në bisedimet në Bruksel, ndarjet mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, serbët lokalë e patën vlerësuar “Parkun e paqes” jo si barrikadë, por si dorë e zgjatur për pajtim ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Mitrovicë.
Në anën tjetër, institucionet e Kosovës patën reaguar duke thënë se barrikada e mëparshme është zëvendësuar me një të re, por vetëm me pamje tjetër dhe se ky veprim e shkel marrëveshjen për qarkullimin e lirë, të arritur në dialogun në Bruksel.
Më 18 qershor, të vitit 2014, kur edhe u vendos barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes”, Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, pati theksuar se vendimi për ndërtimin e parkut mbi urë është marrë në konsultim me Qeverinë e Serbisë.
Më 10 shkurt të vitit 2015, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa Mustafa, në takimin me kryeministrin e atëhershëm serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel, ndër të tjera pati kërkuar hapjen e urës qendrore mbi lumin Ibër dhe largimin e barrikadës të quajtur “Parku i paqes”.
Më pas, të dy kryetarët e komunave të Mitrovicës, Agim Bahtiri i komunës jugore dhe Goran Rakiq i komunës veriore, deklaruan se kanë marrë mbi vete obligimin që të gjejnë një zgjidhje për heqjen e barrikadës “Parku i paqes”.
Barrikada e ashtuquajtur Parku i paqes” ka zëvendësuar barrikadën e mëparshme me rërë e gurë në urën kryesore mbi lumin Ibër , që ishte vendosur nga banorët lokalë serbë në korrik të vitit 2011, në shenjë kundërshtimi ndaj përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të vendosur autoritetin në veri.
Përfundimisht, i ashtuquajturi Parku i paqes është larguar nga vetë serbët më 26 tetor 2016.
Përmes buldozerëve dhe me ndihmën e mekanizmave tjerë, ata kanë hequr barrikadën e cila është gjendur në afërsi të shkollës teknike në këtë pjesë të Kosovës. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025