LAJMI I FUNDIT:

Zakharieva: Bëjmë gjithçka që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Zakharieva: Bëjmë gjithçka që Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE

Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për fqinjësi të mirë dhe marrëveshja me Greqinë për kontestin e emrit janë shumë të rëndësishme dhe vlerësoj se marrëveshja e re me Greqinë nuk do të ketë asnjë ndikim në marrëveshjen mes nesh, tha ministrja për punë të jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva duke u përgjigjur në pyetjen se si nënshkrimi i marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë do të ndikojë në marrëveshjen tashmë të nënshkruar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi marrëveshje të nënshkruar mes nesh, por nuk mendoj se marrëveshja e re do të ketë ndikim në marrëveshjen tonë të përbashkët, pasi që në propozim marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë ka paragraf që thotë se asgjë nuk mund të jetë në kundërshtim me marrëveshje dypalëshe të nënshkruara më herët. Mendoj se të dy marrëveshjet janë të rëndësishme dhe ne e japim përkrahjen tonë të plotë dhe bëjmë çka është e mundur që në fund të muajit, në Samitin e Këshillit Evropian, Maqedonia të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ky është qëllimi ynë”, tha Zakharieva./Telegrafi/