Ministri i Jashtëm Gjerman Heiko Maas shpreh hapur mbështetjen për çelje të kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Duke folur për “Atlantic Council”, Maas thotë se Shqipëria ka bërë përparim të dukshme “duke kryer reforma ambicioze në gjyqësor”.
“Natyrisht, hyrja në BE kushtëzohet nga vendet që përmbushin kriteret e plotësuara qartë. Kjo nuk është vënë kurrë në dyshim. Fokusi është tek demokracia liberale dhe në një shtet funksional të bazuar në sundimin e ligjit. Disa vende kanë bërë përparim të mirë në këto fusha. Për shembull ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, e cila do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Shqipëria gjithashtu ka bërë progres me reformat ambicioze në gjyqësor. Kjo është arsyeja pse unë shprehimisht mbështes hapjen e kushtëzuar të negociatave me këto dy vende. Nëse ne nuk shohim perspektivën e tyre të pranimit, të gjitha reformat e tyre do të bëhen asgjë”, është shprehur Maas.
Por ai jep dhe alarmin për BE-në, ku shprehet se nëse nuk ka përparim në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasojat do të jenë fatale.
“Krijimi i qëndrueshmërisë tek fqinjët tanë duhet të jetë prioritet i politikës së jashtme evropiane. Kjo është veçanërisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse BE nuk arrin të bëjë përparim në procesin e anëtarësimit të këtyre vendeve, dhe ne po diskutojmë ende për këtë çështje, pasojat do të jenë fatale. Për një kohë të gjatë tashmë, fuqitë e tjera, Rusia, Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme, që janë me ide krejtësisht të ndryshme të rendit dhe stabilitetit se ato tonat në Europë, kanë kërkuar të mbushin këtë boshllëk”, ka vijuar Maas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës