LAJMI I FUNDIT:

Apelohet që të dhurohet gjak për të shpëtuar jetë

Apelohet që të dhurohet gjak për të shpëtuar jetë

Me qëllimin që të sigurohen doza të mjaftueshme të rezervave të gjakut, nga e hëna deri të premten, do të organizohet Java e Dhurimit të Gjakut nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Kjo javë do të organizohet nën moton se “Dhurimi i gjakut është i sigurt, i shpejtë, i thjeshtë dhe shpëton jetë” me synimin që sa më shumë qytetarë t’i përgjigjen thirrjes për të dhuruar gjak.

Zëvendësdrejtoresha e kësaj Qendre, Bukurie Zhubi, ka treguar detajet sa i përket organizimit të javës së dhurimit të gjakut.


“Vetë dita botërore e dhurimit të gjakut ka për qëllim ndërgjegjësimin e popullatës që të kuptojë që dhurimi i gjakut është i dobishëm për arsye se gjaku duhet ta pret pacientin dhe jo pacienti ta pret gjakun. Në një anë e ka ndërgjegjësimin, në anën tjetër e ka edhe inkurajimin e dhuruesve vullnetar të gjakut që të vijnë dhe të dhurojnë gjak, në mënyrë që të ketë rezerva të mjaftueshme për ata që janë në nevojë”, ka thënë ajo.

Shpesh herë është diskutuar mbi atë se a mund të ketë efekte anësore një person që dhuron gjak, e këtë dilemë e heq Zhubi.

“Dhurimi i gjakut është i dobishëm për organizimin e njeriut, shumë hulumtime janë bërë në këtë drejtim të cilat kanë dokumentuar se dhurimi i gjakut është i shëndetshëm. Të gjithë ata që dhurojnë gjak sëmuren më pak prej sëmundjeve kardio vaskulare, kanë më pak probleme me shëndetin, më pak sëmuren nga kanceri. Ka një ripërtëritje të organizimit për arsye se dalin në qarkullim qeliza të gjakut të reja dhe të gjitha këto ndikojnë në përmirësimin e jetës së tyre”, bëri të ditur ajo.

Zëvendësdrejtoresha Zhubi bëri të ditur se gjendja e rezervave të gjakut në këtë Qendër është stabile, por që në qershor ka filluar të ndjehet mungesa e pjesshme e disa grupeve të gjakut.

“Në muajin qershor kemi filluar të ndiejmë mungesën e pjesshme për disa grupe të caktuara të gjakut dhe kjo ndodhë për shkak se kemi sezonin e verës, por edhe aksidentet e komunikacionit, gjakderdhjet në disa operacione të rënda kanë ndikuar që grupe të caktuara të mungojnë edhe pse bëjnë pjesë në grupin më të shpeshta të grupeve të gjakut”, ka thënë Zhubi.

Java e Dhurimit të Gjakut do të fillojë më 18 qershor dhe do të zgjasë deri më 22 qershor, ku për këto pesë ditë ekipe mobile të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut do të qëndrojnë në të gjithë Kosovën. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori