LAJMI I FUNDIT:

Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve me rastin e festës së Bajramit të Madh

Makolli vizitoi Shtëpinë e Pleqve me rastin e festës së Bajramit të Madh

Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, me rastin e festës së Bajramit të Madh vizitoi Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë.

Në fjalën e tij përshëndetëse zëvendësministri Makolli, tha se t’i respektosh dhe t’i ndihmosh njerëzit e “moshës së tretë”, është e barasvlershme me respektimin dhe nderimin e Perëndisë.

“Që nesër dikush të përkujdeset për neve, duhet ne sot të përkujdesemi për këta banues të kësaj shtëpie. Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë”, tha ai. Makolli shtoi se edhe pse ky institucion ndihmohet dhe është nën menaxhimin e MPMS-së dhe ka linjën buxhetore, përsëri ka nevojë të ndihmohet, “prandaj përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për Zotin”.


Në Shtëpinë e Pleqve, së bashku me zëvendësministrin Makolli, sot ishin edhe përfaqësues të kompanisë IPKO, të cilët me rastin e festës sollën ëmbëlsira për rezidentët dhe shfaqën një program modest me këngë qytetare, përgatitur nga bendi i kompanisë.

Në emër të kompanisë IPKO, banorët e Shtëpisë së Pleqve, Bardha Dida Rugova, tha në këtë ditë kemi dashur që t’u gjendemi pranë rezidentëve të këtij institucioni dhe se gjeneratat e reja përveç mirënjohjes për të moshuarit e kanë obligim t’i nderojnë dhe kujdesen për ta. Znj, Rugova premtoi se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori