Institucioni prestigjioz filmik ndërkombëtar “Sarajevo Film Academy”, përmes PriFest edhe këtë vit ofron një bursë studimi për nivelin Bachelor në degën Regji filmi. Vitin e kaluar ishte studenti Sovran Nrecaj, i cili fitoi bursën e plotë për studime Bachelor (BFA).
Përfituesi i kësaj burse do të ketë mundësi të ndjekë ligjërata nga profesorë me renome nga mbarë bota, të prodhojë filma gjatë studimeve, si dhe të ndjekë shumë punëtori speciale të organizuara nga Akademia me mysafirë profesionistë – emra shumë të njohur të kinematografisë botërore.
Në vitet e kaluara ligjërues në seminare kanë qenë: Juliette Binoche, Tilda Swinton, Bella Tarr, Gael Garcia Bernal, Agnieszka Holland, Gus Van Sant, Abel Ferrara etj.
“Jemi të lumtur dhe krenar dhe njëkohësisht të përkushtuar në misionin tonë të mbështetjes, zhvillimit dhe ngritjes së industrisë filmike vendore. Bashkëpunimi me ‘Sarajevo Film Academy’ është një nga aktivitetet e PriFest që përveç hapjes së mundësive të reja, do të sjell ndryshime pozitive afatgjate në sferën profesionale dhe akademike në lëminë e kinematografisë”, u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it.
Sarajevo Film Academy është pjesë e Universitetit “Sarajevo School of Science and Technology” (SSST), që është një institucion privat jofitimprurës i shkollimit të lartë, i krijuar në vitin 2004. Universiteti është i përbërë nga tetë departamente akademike, shtatë institucione kërkimore dhe një Qendër të Medias Digjitale. Sot Universiteti SSST njihet si një ndër platformat kryesore akademike të Evropës jugindore. Universiteti është themeluar nga MET Foundation, një organizatë gjithashtu jofitimprurëse, e krijuar në vitin 1998 për të ndihmuar në përparimin dhe financimin e projekteve akademike, kërkimore dhe zhvilluese në rajonin e Ballkanit.
Studimet e nivelit Bachelor të cilat zgjasin tri vite (gjashtë semestra), janë të dizajnuara në atë formë që studentët në vitin e parë do të mësojnë aspektet elementare të filmbërjes, si koha dhe hapësira filmike, teknikat e audios, montazhës dhe produksioni. Të gjitha këto do të mësohen nëpërmjet punës praktike, pasi që studentëve u kërkohet të prodhojnë katër filma përgjatë vitit me kohëzgjatje maksimumi pesë minuta secili, që trajtojnë temën e hapësirës, kohës, tregut dhe udhëkryqit.
Në vitin e dytë përveç prezantimit me formatin e filmit ‘fiction’ (artistik – të luajtur), studentëve u kërkohet të prodhojnë një film dokumentar 10-30 minuta, ndërsa kurset do të fokusohen më shumë në ndërlidhjen e literaturës me film, adaptimi i saj në film, mësimi i strukturave të ndryshme dramaturgjike dhe perfeksionimi i elementeve kyçe të narrativit kinematografik, si përgatitja e skenarit, sheshxhirimit, montazhi dhe postproduksioni, ndërtimi dhe paraqitja e karaktereve, puna me aktorë etj.
Prodhimi i një filmi artistik deri në 10 minuta, nënkupton edhe përfundimin e studimeve të vitit të dytë.
Viti i tretë dhe i fundit për nivelin e studimeve Bachelor, vazhdon të investojë drejt zhvillimit personal artistik të studentëve dhe rritja e aftësisë së shprehjes së tyre në gjuhën dhe stilin e filmit. Varësisht nga nevojat e studentëve, këtyre do t’u ofrohet mentorim individual i cili do t’ju ndihmojë të përgatiten tutje në prodhimin e filmit të tyre të diplomimit. Mentorimi i cili do të bëhet nga profesionistë ndërkombëtarë, do të udhëheq studentët drejt pavarësimit të tyre profesional, pasi që filmin e diplomimit do ta përgatisin sipas zhanrit dhe zgjedhjes së tyre, me mbështetje edhe të mentorëve, derisa buxheti dhe stafi profesional për realizim të filmit janë të siguruara nga akademia.
kademia e Filmit në Sarajevë çdo vit pranon studentë nga Australia, Brazili, Kolumbia, Kroacia, Franca, India, Japonia, Meksiko, Portugalia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Britania e Madhe, SHBA, Itali etj.
“Shumë shpejt do publikojmë edhe fituesin/en e bursës për studime në këtë universitet prestigjioz”, bëhet e ditur në njoftimin për media.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Një replikë për “historianët” e akshamit
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
Lee Mavers dhe misteri i gjeniut të “humbur” të rokënrolit
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova