LAJMI I FUNDIT:

Shkrimtari Bashkim Shehu në UET, kritika gazetarëve: Po e shndërroni historinë sensacion!

Shkrimtari Bashkim Shehu në UET, kritika gazetarëve: Po e shndërroni historinë sensacion!

Shkrimtari i njohur Bashkim Shehu, ishte i ftuar i Universitetit Europian të Tiranës, ku dha një cikël leksionesh të hapura për pesë javë. Në mbyllje të këtij cikli, ai ka dhënë një intervistë për pedagogen Irena Myzeqari. Mes të tjerash, shkrimtari kishte rezerva të forta për mënyrën se si po e trajtojnë gazetarët historinë.

“Shiko, dëshmia ka gjithmonë njëlloj subjektiviteti, janë këndvështrime të ndryshme, por është shkruar për atë periudhë, ka dokumente, problem është sa të gatshëm janë njerëzit dhe sa interes ka sot që t’i lexojnë ato. Besoj se ka material, ata që kanë jetuar në atë kohë, kanë folur. Pastaj këto duhen ballafaquar dhe parë me kujdes. Unë sot shoh ose një mungesë interesi ose një shndërrim të kësaj në sensacion që është e kundërta e historisë… Po e shndërrojmë në sensacion gazetaresk duke botuar gjëra të vjetra si lajm i ditës dhe përsëriten sërish si lajm i ditës, sensacione të ditës. Historia ka një gjë, ka një kontinuitet, ndërsa gazeta është e kundërta, gazeta merr copa, është fragmentare, çdo ditë jep një lajm, njëlloj sikur t’i nxjerrësh gjërat jashtë kontekstit. Kur shohim aktualitetin që japin gazetat, aty ka kontekst, ndërsa nga e kaluara ne marrim copa, është krejtësisht e kundërta me metodën e historisë… Për shkak të asaj çfarë ka ndodhur, ndodh edhe kjo. Janë ngatërruar gjërat keq edhe përcillen nga një brez në tjetër po aq keqazi”, ka thënë ai. /mapo/


Në trend Kultura

Më shumë
Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Vitet e fundit të Ismail Qemalit

Kulture
Si e ndërtoi bota Perëndimin?

Si e ndërtoi bota Perëndimin?

Kulture
Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!

Piktura e Caravaggios e cila gati sa nuk u shit për 1500 euro!

Piktura
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Veshjet popullore shqiptare, në kartolinat e vjetra

Veshjet popullore shqiptare, në kartolinat e vjetra

Fotografia
Karnavalet, origjina dhe domethënia

Karnavalet, origjina dhe domethënia

Kulture
Kalo në kategori