LAJMI I FUNDIT:

53% e të rinjve besojnë se do të bëhen milionerë, ndërkaq 25% thonë se asnjëherë nuk do të martohen

53% e të rinjve besojnë se do të bëhen milionerë, ndërkaq 25% thonë se asnjëherë nuk do të martohen

Mijëvjeçarët presin arritje të mëdha gjatë jetës së tyre, ku më shumë se gjysma e të anketuarve kanë thënë se besojnë që do të bëhen milionerë.

Pavarësisht se kanë kredi për studime (20% nuk arrijnë t’i shlyejnë kreditë), personat e lindur mes viteve 1982 dhe 2000 kanë pikëpamje pozitive kur është fjala për financat, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se ata janë shumë optimistë për të ardhmen e tyre, ku thuajse të gjithë shpresojnë se do ta gjejnë një punë në fushën e tyre dhe do të jenë krejtësisht të pavarur financiarisht deri në moshën 25 vjet.


Energjia e tyre rinore në kombinim me historitë e panumërta të suksesit që shpërndahen në rrjete sociale, i inspirojnë të rinjtë të mendojnë se kanë potencial për t’u bërë shumë të pasur.

Përveç financave, një pjesë e madhe e tyre thonë se nuk presin të martohen në të ardhmen dhe 30% thonë se nuk planifikojnë të bëjnë fëmijë. /Telegrafi/