LAJMI I FUNDIT:

Zharku: Jam kthyer ta zhvilloj Kosovën!

Zharku: Jam kthyer ta zhvilloj Kosovën!
Foto: Arkiv

Pas arratisjes 6 vjeçare në Suedi, duke refuzuar që ta mbaj dënimin me 3 vite burg në Kosovë, ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, thotë se është kthyer ta zhvilloj ekonominë e vendit.

Xhabir Zharku, ish-kryetari i Kaçanikut, konsideron se e ka zbatuar vendimin e Gjykatës me vet faktin që për gjashtë vite nuk ka mundur të kthehet në Kosovë, por, siç thotë ai, është detyruar të qëndroj në Suedi, shkruan “Zëri”.

Ai ka qenë i dënuar me tri vite burgim në Kosovë, të cilin nuk e ka mbajtur asnjëherë, por insiston se vendimi i organeve të drejtësisë ka qenë i padrejtë, prandaj ka vendosur që mos t’i përgjigjet këtyre të fundit.

“Unë e kam mbajtur dënimin, sepse në bazë të Ligjit thuhet se ose duhet të shkosh në burg ose duhet të jesh larg. Unë i kam plotësuar të gjitha ato kushte, pasi që kam qëndruar 6 vite larg Kosovës, ku kam qenë i denuar me tri vite burgim”, ka thënë Zharku për “Zërin”.

Ai sqaron se pas kthimit të tij në vendlindje prioritet e ka zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Perandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare

Drejtësi
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin

Lugina
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen

Politikë
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!

Drejtësi
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet

Lajme
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj

Komunat
Kalo në kategori