Hajrije Morina është një 51 vjeçare, e cila prej shume vitesh jeton në Francë, ndërsa me origjinë është nga Komarani i Kosovës. Ajo thotë se prej 20 vitesh ka një brengë që po i gërryen shpirtin.
“Para shume vitesh, unë kam qenë e martuar në familjen Korelli në fshatin Polac – Komuna e Skenderajt. Pas 11 vitesh martese mbeta shtatzënë dhe kjo ishte lumturia me e madhe për mua dhe familjarët e mi. Në vitin 1998 dhe konkretisht me 10 janar unë solla në jetë djalin tim të parë. Kjo lindje u krye në spitalin ‘Narodni Front’ të Beogradit dhe qëndrova disa ditë në spital”, ka thënë Morina në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, raporton BalkanWeb.
“Pas katër ditëve lumturie që u bëra nënë, aty mjeket më tregojnë se foshnja ime kishte ndërruar jetë. Nuk mund ta besoja, pasi ai gëzonte shëndet të plotë. Mos besimi në këtë lajm ishte dhe tek trupi i foshnjës, pasi nuk ma treguan më kurrë dhe nuk më dhanë shpjegime të mëtejshme. Kujtoj vetëm numrin 213 që im bir mbante në dorë, numri identifikues”.
“Jeta ime vazhdoi me të tjera hidhërime, bëra tre aborte, dhe në 2008 në një aksident tragjik humba dhe bashkëshortin”, rrëfen ajo.
“Largimi nga jeta e bashkëshorti është momenti më i vështirë në jetën time. Prej 7 vitesh jetoj në Paris, s’kam probleme, por e gjithë ka qenë brenga ime. Kemi pasur një jetë shumë të lumtur”.
“Nuk ishte e lehte për mua të rinisja jeten, emigrova, drejt Francës, tashmë jam rimartuar dhe jetoj prej vitesh në këtë shtet. Nuk jam bërë më nënë dhe pse shumë e kam dëshiruar. Sot pas 20 vitesh jam në kërkim të djalit tim. Shpirti ma ndjen që është gjallë. S’kërkoj asgjë më nga kjo jetë, veç të ndjej frymëmarrjen e tim biri”.
Dua të heq brengën time prej shpirti, i gjallë, o i vdekur, çfarë mund të bëjmë. Po të ishte gjallë, mbase s’do të më shohë, s’do më dojë, por të paktën unë do jem gjithnjë me të. Sytë i ka pasur si babai i tij. Do mjaftonte vetëm ta shihja që të ishte gjallë,” rrëfeu 51-vjeçarja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje