LAJMI I FUNDIT:

Digjet një autobus në rrugën Prishtinë – Gjilan, nuk ka të lënduar 

Digjet një autobus në rrugën Prishtinë – Gjilan, nuk ka të lënduar 

Sot rreth orës 09:00 është djegur një autobus në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë, ndërsa nuk ka të lënduar.

Policia bën të ditur se zjarri është lokalizuar dhe nuk ka të lënduar.


“Menjëherë pas marrjes së informatës,  njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, autobusi është djegur tërësisht”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aktualisht policia po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim